Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Tripoli, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Siç bëjnë me dije mediat greke, shqiptari u arrestua në kuadër të një operacioni anti-drog në saj të cilit efektivët grekë zbuluan një parcelë me lëndë narkotike, të fshehur në një zonë pyjore në Tripoli të Arkadhias.
37-vjeçari shqiptar akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Ndaj tij është ngritur akuzë për organizim kriminal, shkelje të ligjeve për drogën dhe për të huajt, ku përfshihen edhe bashkëpunëtorët e tij të panjohur, të cilët janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë mësohet se policia sekeustroi 1 ton e 398 kg e 935 gram lëndë narkotike dhe 1.253 fidanë kanabisi.
Policia greke vlerëson se fitimet e pritshme që do të merrnin anëtarët e organizatës kriminale nga droga do të arrinin në 10.000.000 euro.
Përveç sasisë së fidanëve është gjetur një peshore precize, mjete që lidhen me kultivimin dhe paketimin e drogës, çadra akomodimi, si dhe pajisje vaditëse dhe kultivuese.
Autoritetet greke po punojnë për kapjen e pjestarëve të tjerë të organizatës kriminale dhe zbardhjen e plotë të rastit.