Një banor 40 vjeçar i fshatit Trebosh me iniciale J.V. dje në ora 11.30 është ftuar në SPB Tetovë i dyshuar se e ka kërcënuar me mesazh në telefon kryetarin e Tetovës, Bilal Kasami. Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se për J.V. ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “rrezikim të sigurisë”. Dyshohet se e kërcënuar pardje, ndërsa është denoncuar dje rreth orës 10:30 në SPB Tetovë nga kryetari i Tetovës, Kasami dhe një orë më vonë është thirrur në polici. MARKETING
Author: almakos
Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Romës për rikthimin në Itali të 12 emigrantëve që ndodhen në qendrat e strehimit në Gjadër, mediat italiane kanë bërë të ditur se kur do të kryhet transferimi i tyre. Sipas ANSA-s, 12 emigrantët do të nisen drejt Italisë ditën e nesërme, më datë 19 tetor. “12 emigrantët do të nisen nesër nga Shqipëria me një anije të Marinës për t’u kthyer në Itali, duke zbarkuar në Bari”, raporton ANSA. Ditën e sotme magjistratët e Romës nuk miratuan vendimin për mbajtjen në Shqipëri të 12 azilkërkueseve që vinin nga Egjipti dhe Bangladeshi. Shkak i vendimit…
Klinika për Fëmijë në Shkup ka bërë të ditur se janë pezulluar nga puna dy mjekët për të cilët është konstatuar se kanë bërë lëshime mjekësore gjatë mjekimit të foshnjës 14 muajshe, e cila ndërroi jetë. “Në bazë të Raportit të Komisionit për mbykqirje profesionale i formuar na Ministria e shëndetësisë e RMV lidhur me rastin e fëmijës 14 mujashe të ndjerë Ryja Sulisi, ku janë konstatuar elemente lëshimi mjekësor, në përputhje me nenin 187 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe nenit 30 të Statutit të ISHP Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve. u.d drejtori Klinikës për sëmundje të fëmijëve…
Klea Prenga, e cila u dhunua nga dy motrat Antonela dhe Marinela Berishaj, ka reaguar në lidhje me pretendimet e këtyre të fundit në Gjykatën e Tiranës, ku kanë dëshmuar që nuk kanë pasur për qëllim të demontojnë Klean, por janë provokuar nga ajo. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klea Prenga ka publikuar një video ku tregon momentin e futjes së dy motrave në restorantin ku modelja po darkonte me miqtë e saj, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre se ato kanë qenë duke darkuar në të njëjtin restorant dhe më pas situata ka agravuar. “Kamerat e sigurisë tregojnë…
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Bashkinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit “Maratona e Tiranës 2024”. Policia sqaron se të dielën më datë 20 Tetor 2024, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore: – sheshi “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Deshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Dëshmorët e…
Vendimi i Qeverisë, me të cilin është bërë ndarja e mjetëve për financim të 274 projekteve në 77 komuna, ka përplasur partinë opozitare shqiptare BDI me kryeministrin, Hristijan Mickoskin. Armend Asllani nga BDI thotë se ndarja e parave për komuna është bërë në mënyrë jo transparente, duke bërë një krahasim mes komunës së Tetovës dhe asaj të Kumanovës, ku sipas tij, vërëhet një dallim tejët i lartë. ARMEND ASLLANI,BDI “Në bazë të ndarjeve të mjeteve, mendoj se nuk është bërë një ndarje eksplicite dhe e duhur, për arsye se projektet janë marrë dhe janë shqyrtuar në bazë të një rrethi…
Është zbardhur dëshmia në Gjykatën e Tiranës e dy motrave Antonela dhe Marinela Berishaj, të cilat dhunuan me gotë në një restorant rreth tre muaj më parë modelen Klea Prenga, duke e shpërfytyruar. Mariela Berisha ka kërkuar falje për atë ç’ka ka bërë dhe kërkon mëshirë pasi është nënë me një fëmijë 2 vjeç. “Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmi 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, ka thënë ajo. Para togave të zeza ajo është shprehur se ka një vit që po kalon një periudhë të vështirë psikologjike. “Kërkoj falje…
Ministria e Punëve të Brendshme ka shënuar sot 18 Tetorin, ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ku këtë vit në fokus do të jetë ndërgjegjësimi, identifikimi dhe trajtimi i fëmijëve në situatë rruge, atyre lëmoshëkërkues dhe fëmijëve që braktisin shkollën. Ky aktivitet u hap nga Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, Zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani. Në fillim të fjalës së tij, zëvendësministri Gashani theksoi se trafikimi me njerëz është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave dhe lirive të njeriut. Trafikantët qenien njerëzore e shndërrojnë në mall dhe ndryshe trafikimi njihet edhe si skllavëri e…
Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës në Itali, kanë vendosur se 12 emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të kthehen të gjithë në Itali. Sipas La Repubblica, magjistratët romakë nuk vërtetuan, siç ishte e parashikueshme, ndalimin e dymbëdhjetë azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të shpëtuar natën e 13 tetorit nga Policia Financiare në ujërat ndërkombëtare të zonës italiane SAR dhe të transferuar në portin e Shëngjinit dhe prej andej, në qendrën e paraburgimit në Gjadër. Ky vendim i Gjykatës së Romës bazohet në një vendim të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane më 4 tetor për azil kërkuesit e…
Zv. kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti takoi sot një delagacion nga Mali i Zi i kryesuar nga Ministri për të drejtat e njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi, Fatmir Gjeka. Gjatë takimit Mexhiti dhe Gjeka, siç njoftojnë nga ministria e Mjedisit, biseduan për marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilat i vlerësuan të shkëlqyeshme në të gjitha fushat. “Dy bashkëbiseduesit theksuan se pas anëtarësimit të dy vendeve në Aleancën Veriatlantike, integrimi i plotë në Bashkimin Evropian ngelet prioritet për dy qeveritë, si i vetmi opcion për zhvillimin…
Seanca paraprake në GJKKO për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është shtyrë për në datë 1 nëntor. Shkak i kësaj shtyrje është bërë prokura e një prej avokatëve që mbron një nga të pandehurit, i cili është në mungesë. Kjo ka qenë dhe arsyeja që ka sjellë shtyrjen e seancës paraprake me dy javë. Sakaq, ish-kryebashkiaku i Himarës ka qenë i pranishëm në seancën e kësaj të premte. Kujtojë se Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet ndaj Goros në datën 22 shtator, duke bërë kështu më pas kërkesë pranë GJKKO-së për kalimin e dosjes në gjykim.
Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës pritet të mbahet seanca gjyqësore për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat disa muaj më parë shpërfytyruan me shishe qelqi blogeren Klea Prengën në një lokal në Tiranë, teksa kjo e fundit ishte duke darkuar me miqtë e saj. Në video shihet Antonela Berisha teksa po hyn në ambientet e Gjykatës së Tiranës. [embedded content] Ndaj ish-banores së BBV është caktuar masa detyrim paraqitje, ndërsa ndaj motrës së saj “arrest me burg”. Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici mbrëmjen e së mërkurës (16 Tetor) pasi më shumë se dy muajsh…

