Author: almakos

Dy të mitur, të cilët po lëviznin me monopatinë janë përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17/1, Durrës, ku një 19-vjeçar me makinë përplasi dy të miturit, të cilët përfunduan në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë  me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë. Si pasojë  kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen  në spital nën…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së 41-të të vitit 2024 – nga data 7 deri më 13 tetor, janë raportuar 31 raste për persona me sëmundje të ngjashme me gripin, për gjashtë më shumë krahasuar me javën e kaluar. Të sëmurët këtë javë janë regjistruar në Gostivar – 14, Kumanovë – 10, Tetovë – tre dhe Kavadar, Shën Nikollë, Shkup, Strumicë – nga një person, njoftoi pasdite Instituti për Shëndet Publik (ISHP). MARKETING

Lexo më Shumë

[embedded content] EMISIONI VETTING Por a është përdorur rindërtimi për Fushata? Open Data Albania ka evidentuar shpërndarjen e granteve individuale për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit, në muaj të zakonshëm 2020-2023 dhe në muaj pjesë e Fushatave Zgjedhore (30 data përpara votimit). Nga granti i ndërtimit ose rikonstruksioni ishin në program për të përfituar familjet e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore, ku Bashkia e Durrësit jepte çelësat për të hyrë në shtëpi. Por, në javën përpara zë vitit 2021 Bashkia e Durrësit ndryshoi strategji, duke ua kaluar fondin e rindërtimit qytetarëve në llogari bankare,- një veprim aq sa i paparashikuar aq…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski nga sot merr pjesë në takimin dyditësh të Këshillit Veriatlantik të NATO-s, në nivel të ministrave të mbrojtjes, në Bruksel. Ky është takimi i parë i NATO-s në nivel të lartë pas Samitit në Uashington dhe njëherit takimi i parë që udhëheq sekretari i ri i përgjithshëm Mark Rute. Nga Ministria e Mbrojtjes kumtuan se në sesionet e veçanta, tema kryesore të diskutimit janë: kthimi dhe mbrojtja e Aleancës, mbështetja e Ukrainës dhe përforcimi i bashkëpunimit me vendet e Indo-paqësorit. Qëllimi i mbledhjes është kontrolli i implementimit të vendimeve nga Samiti në Uashington në drejtim…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës, të thirrura nga opozita. Avokati, Tomë Gashi thotë se bojkoti i këtyre seancave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend është taktikë që të largohet nga debatet që nuk sjellin asgjë pozitive. “Kemi dëgjuar lloj lloj fyerjesh mendoj që kjo mund të jetë një prej arsyeve për temat që nuk janë fare aktuale. Besoj që është një taktikë e Vetëvendosjes që të largohet nga debatet që nuk i sjellin mirë askujt”, deklaroi Gashi. “Nëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës, dëgjojmë lloj lloj fyerjesh ndaj kryeministrit e ata që…

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTING Frani është vetëm një nga ata që ka kaluar në kurrizin e tij jo vetëm dëmet e tërmetit, por edhe të gjithë llojet e burokracive për rindërtimin, që tashmë i duket se po zgjat “sa një jetë”. Frani, banor i këtij pallati 12-katësh që ndodhet përballë stacionit të trenit në Durrës në qendër të kompleksit “Jeda”, sjell edhe sot gjithë momentet terrorizuese të 26 nëntorit 2019 kur pallati u lëkund dhe pësoi dëme. Në letra u shënua “DS4”, por banorët thjesht dinë se nuk mund të jetohej më aty pasi katër katet e para ishin krisur tërësisht. “Edhe…

Lexo më Shumë

Kryesia e ASHAM-it thotë se Akademia nuk është marrë kurrë dhe nuk do të merret me debate ditore politike dhe diskutime partiake, të cilat e ngarkojnë veprimtarinë e rregullt të Akademisë, gjegjësisht me punë, të cilat bëjnë pjesë sferën e Shtëpisë juridike-ligjdhënëse dhe të institucioneve shtetërore, theksohet në komunikatën e ASHAM-it, lidhur me paralajmërimet e disa partive politike për themelimin e akademisë së shqiptarëve etnikë në Maqedoni. “Theksojmë se në Maqedoni, si dhe në vendet e rajonit dhe të botës, ekziston vetëm një akademi kombëtare, e cila e përfaqëson shtetin në asociacione evropiane dhe tjera ndërmbëtare të akademive. Ekzistojnë shembuj…

Lexo më Shumë

Një 77-vjeçare e cila ishte larguar nga banesa e saj që ditën e djeshme, është gjetur sot e pajetë. Sipas policisë, e moshuara me iniciale V. Sh., është gjetur e pajetë pasditen e sotme në fshatin “Drisht”,në një ullishte. Mësohet se në trupin e saj nuk janë shenja dhune. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit. Njoftimi i policisë Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shenja dhune, në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe. Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit. Në aksident janë përfshirë dy automjete e për pasoje ka mbetur i plagosur 1 person, i cili është dërguar me urgjence për ndihme mjekësore në spital. Ky është aksidenti i dyte që ndodh në të njëjtin vend gjatë ditës së sotme, me një bilanc tre persona të plagosur. Te të dyja rastet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve.

Lexo më Shumë

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një vizitë në Prokurorinë e Posaçme, ku është takuar me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani. Përmes një postimi në “X”, ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur bisedimet mes tyre. VanHorn vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Po ashtu, mësohet se Dumani dhe VanHorn diskutuan se si SPAK dhe NBI nuk mund ta bëjnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten në institucione si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat për të bërë pjesën…

Lexo më Shumë

Qeveria u gjunjëzua, ranë gënjeshtrat dhe dështoi sabotimi i Korridorit 8 Aleanca për Shqiptarët përshëndet angazhimin e Brukselit zyrtar dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi, për rikthimin në agjendë të Korridorit 8 si një projekt të rëndësishëm për vendin dhe rajonin. Falë presionit të brendshëm dhe të miqve europian u demaskua edhe mashtrimi i Qeverisë se gjoja nuk ka trase, se rruga përfundon në tunel që nuk shpie askund, se nuk bën projektimi dhe arsyetime të tjera boshe. E vlerësojmë si të rëndësishëm qëndrimin e fortë të Brukselit që solli këndjelljen e Qeverisë së RMV për vazhdimin e projektit të Korridorit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në RMV ka dhwnw detaje nw lidhje me aksionin policor që sot u realizua në Tetovë dhe në Ohër. Nga MPB thonë se në aksion janë privuar nga liria 13 persona, ndërsa një person nuk është në dispozicion të organeve të rendit. Kontrollet janë kryer në 17 lokacione në rajonin e Tetovës dhe në Ohër. “Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar automjete pasagjerësh, një sasi e madhe parash dhe flori, resiverë, një thikë, një pistoletë gazi, 3 laptopë, radiolidhje, libra regjistrimi të të ftuarve dhe dokumentacion kontabiliteti. Në ambientet e hotelierike janë gjetur 35 vajza…

Lexo më Shumë