Dy të mitur, të cilët po lëviznin me monopatinë janë përplasur nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17/1, Durrës, ku një 19-vjeçar me makinë përplasi dy të miturit, të cilët përfunduan në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.