Author: almakos

Një aksident është shënuar në Sarandë, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të dëmtuar 4 persona me shtetësi të huaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, në zonën e quajtur “Ujëvara e Borshit”, teksa automjeti, që drejtohej nga shtetasi A.Sh., 71 vjeç, i cili humbi kontrollin dhe përfundoj në oborrin e një banese. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 4 shtetas të huaj që po udhëtonin në këtë automjet, por janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë Sarandë/Informacion paraprak Rreth orës 10:10, në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”, shtetasi A. Sh., 71 vjeç, duke drejtuar…

Lexo më Shumë

Një aksion i madhe policor është duke u zhvilluar në Tetovës. Sipas informacioneve aksioni ka filluar orët e para të mëngjesit tek lagja e ish rektoratit në Tetovë, ndërsa në shënjestër janë shitës të drogës. Raportohet se në aksion përveç inspektoreve të antidrogës merr pjesë e edhe njësia speciale.Më shumë informacione priten gjatë ditës. MARKETING

Lexo më Shumë

Me përjashtimin e deputetës demokrate, Elda Hoti përmes urdhrit të kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. [embedded content] Ai u shpreh në seancë plenare se një pjesë e opozitës nuk po i përmbahet rregullave të brendshme të Kuvendit, e se sipas tij bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Hoxha paralajmëroi se për çdo veprim do të merren provat dhe do bëhet kallëzim penal ndaj tyre. Kujtojmë se Spiropali përjashtoi nga seanca plenare deputeten Elda Hoti, me pretendimin se kjo e fundit ka ardhur në Kuvend me benzinë dhe ka rrezikuar jetën e të…

Lexo më Shumë

Kanë nisur përplasjet p/rballë Kuvendit të Shqipërisë midis deputetëve të opozitës me Gardën, pasi kjo e fundit nuk ka lejuar të përjashtuarit të hyjnë brenda institucionit. [embedded content] Gazment Bardhi ka deklaruar se “kjo është fytyra e shtetit demokratik”, duke iu referuar masave të Gardës që kanë vënë gardh metalik në hyrje të Kuvendit. Bardhi: Shteti demokratik ky është. Kjo është fytyra e shtetit demokratik. Bardhi-Gardës: Hape rrugën se do kalojë zonja, ca më shikon ashtu. Ja, kapitulli i parë i anëtarësimit në BE

Lexo më Shumë

Uniformat blu kanë arrestuar 62 vjeçarin, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje në mënyrë aksidentale nipin e tij 2 vjeç në Kamëz. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale P.M., 62 vjeç, banues në Valias. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 16 tetor, kur 62 vjeçari ishte duke kryer manovrën mbrapa me automjetin e tij, duke aksidentuar kështu të miturin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të dëmtimeve të marra. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin P. M., 62 vjeç, banues në Valias, pasi duke kryer manovrën mrapa…

Lexo më Shumë

Pas miratimit të ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale” qeveria është duke përgatitur aktet ligjore për zbatimin e tij. Një udhëzim i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Brendshme përcakton kriteret për pastërtinë e figurës dhe kritereve profesionale që duhet të plotësojnë, si aksionarët dhe administratorët e operatorëve që do të aplikojnë për licencim dhe ata që do të punësohen nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it. Linku me udhëzimin https://www.nacc.gov.al/wp-content/uploads/2024/05/2305_Udhezim_274_dt.16.05_Urdher_i_perbashketMin.bujqesise___Min.brendshme.pdf Udhëzimi “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionit…

Lexo më Shumë

Në vitin 2023, eksportet e mallrave në Shqipëri ishin sa 8.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duke shënuar ulje nga niveli 10.8% i PBB-së në vitin 2022. Në anën tjetër, eksportet e shërbimeve  arritën në 31% të PBB-së në vitin 2023 nga 26.6% që ishin në vitin 2022, sipas të dhënave të Eurostat. Nga viti 2020, eksportet e shërbimeve kanë shënuar një rritje të shpejtë me 15 pikë % të PBB-së, ndërsa eksportet e mallrave u rritën me vetëm 2.6% të PBB-së (shiko grafikun bashkëngjitur), teksa janë në trend rënës. Eksportet e shërbimeve po nxiten nga zhvillimet në sektorin…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka hedhur poshtë çdo mundësi që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale.Ai ka deklaruar se Frontit Europian do t’ia urojë edhe “Vitin e ri dhe do t’i fitojnë edhe në zgjedhje lokale”.Duke folur për përplasjet me Zijadin Selës, rreth asaj se kujt i takon partia, Taravari tha se ASH i takon simpatizantëve, anëtarësisë dhe votuesve, ndërsa Selës, i dëshiroi të ketë shëndet. MARKETING

Lexo më Shumë

Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Altin Hazizaj, teksa ka komentuar ardhjen e emigrantëve të parë në Shëngjin, tha se pothuajse 1/3 e emigrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri janë të mitur të pashoqëruar. Në një lidhje me skype, në emisionin “Open”, në Neës24, Hazizaj tha se këta fëmijë strehohen për 2-3 ditë në një qendër në Tiranë ku lahen, pastrohen, ushqehen dhe më pas zhduken.  “Ku përfundojnë këta të mitur që janë të pashoqëruar nga prindërit. Ata vijnë nga ajo që konsiderohet si rruga e gjelbër. Këta fëmijë strehohen për 2-3 në një qendër në Tiranë…

Lexo më Shumë

Pastor Akil Pano tha se pyetja që duhet të shtrohet është se sa e ndihmon Shqipërinë ardhja e emigrantëve, bazuar në marrëveshjen mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Pano tha se nuk është fjala për 10, 20 apo 40 emigrantë. “Në Europë janë mbi 1 mln refugjatë pa status. Amnisty International e ka cilësuar këtë eksperimentin si të rrezikshëm. Ajo marrëveshje ka nocione diskriminuese. Nga kjo marrëveshje këta fatkeqët trajtohen si mbetje, ndërsa ne si gjiriz”, tha Pano në emisionin “Open” në News24. Ai tha se destinacioni i tyre nuk është Shqipëria. “Kjo histori do të ndodhte…

Lexo më Shumë

Ka shkuar në katër numri i emigrantëve që janë rikthyer në Itali, pas mbërritjes mëngjesin e sotëm në kampin e Gjadrit në Shëngjin. Sipas La Repubblica, Ministria e Brendshme italiane konfirmoi transferimin të dy emigrantëve të mitur drejt Italisë, por burime nga Shëngjini, konfirmuan dhe praninë e dy personave të tjerë që duhet të silleshin me shpejtësi në Itali, për arsye ende të paqarta. “Nga qendra e parë e pritjes shqiptare ku kaluan gjithë ditën, dy fëmijët e parë  hipën në një varkë patrullimi që po i shoqëronte për në Libra. Dy djemtë u identifikuan falë UNHCR-së, ekipet e së cilës…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se dëshmitë e publikuara që konfirmojnë përfshirjen e zyrtarëve të shumtë shtetërorë në afera të mëdha keqpërdorimesh dhe skandale të tjera, janë alarmante dhe kërkojnë adresim nga institucionet përkatëse. Ai theksoi se këto ngjarje shqetësuese jo vetëm që minojnë sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, por edhe dëmtojnë besueshmërinë në institucione dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Anëtarët e Kryesisë vlerësuan angazhimin e deputetëve të PDK-së, që me përkushtim janë përpjekur…

Lexo më Shumë