Një aksident është shënuar në Sarandë, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të dëmtuar 4 persona me shtetësi të huaj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, në zonën e quajtur “Ujëvara e Borshit”, teksa automjeti, që drejtohej nga shtetasi A.Sh., 71 vjeç, i cili humbi kontrollin dhe përfundoj në oborrin e një banese.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 4 shtetas të huaj që po udhëtonin në këtë automjet, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:10, në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”, shtetasi A. Sh., 71 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese.
Nga aksidenti janë dëmtuar 4 shtetas të huaj që udhëtonin me këtë automjet, të cilët u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.