Author: almakos

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka paraqitur të dhëna të reja mbi numrin e të punësuarve dhe shkallën e papunësisë në Kosovë. Në një postim në Facebook, ai ka komentuar raportimet e fundit që janë bërë lidhur me një raport të Bankës Botërore. “Për periudhën 3-vjeçare të Qeverisë Kurti, sipas raportit janë shtuar 78,427 vende pune,” ka shkruar Murati. Ai gjithashtu e ka krahasuar këtë rritje me qeverisjet e kaluara, ku janë shtuar vetëm 44,228 vende pune për 8 vite. Ministri theksoi se gjatë qeverisjeve të kaluara, kishte rritje të përkohshme të numrit të të punësuarve gjatë fushatave zgjedhore, e…

Lexo më Shumë

Gruaja e moshuar, e cila një ditë më parë humbi kontaktet me familjes pasi kishte dalë për t kullotur bagëtitë, është gjetur mëngjesin e sotëm e pajetë në pyllin e Mjekës nga shërbimet e bluve. Sipas njoftimit të policisë, viktima M.Q., 82 vjeçe, dyshohet të ketë rrëshqitur për shkak të terrenit të vështirë, e si pasojë e dëmtimeve të ketë humbur jetën. E moshuara gjithashtu vuante nga skleroza, referuar kështu deklarimeve të familjarëve të saj. Sakaq, ndaj trupit të 82 vjeçares do të kryhet ekspertiza mjekoligjore, për të provuar dyshimet lidhur me ngjarjen e rëndë. Grupi hetimor po punon për…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e së shtunës ka rënë në pranga një personazh i njohur i krimit, i fundit të viteve të rrezikshme të ’90-tës, Elidon Kotorri. E pse këtë herë ka rënë në pranga sepse kundërshtoi një polic, i cili ky i fundit po përpiqej të qetësonte situatën mes 49 vjeçarit dhe një shtetasi tjetër që po konfliktoheshin, jetëshkrimi i Kotorrit nuk është po aq e “butë”. Krimi i trefishtë dhe plagosja në fund të viteve ’90 Në fund të viteve ’90, Kotorri vrau tre shtetas dhe plagosi një tjetër, pasi dëshironte të merrte hakmarrje për mikun e tij. 49 vjeçari ekzekutoi…

Lexo më Shumë

Një 49 vjeçar është arrestuar pasi ka kundërshtuar me forcë një efektiv në detyrë, i cili ishte i pranishëm për të qetësuar gjendjen mes dy shtetasve. Në pranga ka rënë shtetasi Elidon Kotorri, 49 vjeç, i cili ka dhe precedent të mëparshëm penal, ashtu sikurse ka qenë subjekt i OFL-së. Raportohet se Kotorri është arrestuar mbrëmjen e së shtunës, kur 49 vjeçari po konfliktohej me një person tjetër. Efektivët kanë ndërhyrë për të mos lejuar agravimin e situatës, mirëpo Kotorri ka kundërshtuar me forcë një efektiv, me tendencë për të mos iu bindur urdhrit të punonjësit të policisë. “Specialistët e…

Lexo më Shumë

Maratona e Tiranës ka përfunduar me sukses për distancën 10 km. Në podiumin e meshkujve, David Nikolla nga Shqipëria u shpall fitues, duke lënë pas konkurrentët e tjerë me një performancë të shkëlqyer. Pas tij, në vendin e dytë u rendit Albion Ymeri nga Kosova dhe Bogdan Somenoyyeh nga Ukraina zuri vendin e tretë. Në kategorinë e femrave, fituesja e garës ishte Gresa Bakraqi nga Kosova, e cila u shfaq në formë të shkëlqyer dhe e meritoi vendin e parë. Redia Dauti nga Shqipëria u klasifikua në vendin e dytë, ndërsa Luisa Gaia Dal Molin nga Italia përfundoi garën në…

Lexo më Shumë

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave, në akset rrugore, qendrat urbane e rurale, Policia Rrugore ka rritur prezencën duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion. Si rezultat i monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë kësaj jave janë arrestuar 39 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1456 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km…

Lexo më Shumë

Shoqata për mbrojtje të kafshëve, “Anima Mundi” ka reaguar në lidhje me mënyrën se si janë asgjësuar shpezët në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, pas konstatimit të autoriteteve për praninë e gripit të shpezëve, respektivisht virusit H5N1. Nga kjo shoqatë thonë se është bërë terror dhe masakër ndaj shpezëve, ndërsa nuk besojnë se ka prani të gripit të shpezëve, deri në publikimin e dokumentacionit përkatës nga autoritetet.“Ndonëse në Maqedoni nuk është vërejtur asnjë rast i gripit të shpezëve dhe virusi i gripit të shpezëve është pothuajse pa asnjë rrezik për shëndetin e njeriut, vetëm në një ditë në Kopshtin Zoologjik të…

Lexo më Shumë

Temperatura më e ftohtë mëngjesin e sotëm është në regjistruar në Kodrën e Diellit në Tetovë, ku janë matur 2 gradë, ndërsa në Berovë 3 gradë. 6 gradë në Kriva Pallankë, Krushevë, Llazaropole, 7 në Mavrovë, 8 në Strumicë, 9 në Pretor, 10 në Prilep, Vinicë, 11 në Tetovë, Ohër, Manastir, 12 gradë në Shtip, Kumanovë, Dibër, Kavadar, 13 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Veles, Gjevgjeli.Demir Kapija është më e ngrohta me 14 gradë mëngjesin e sotëm. MARKETING

Lexo më Shumë

Në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar gjatë ditës së djeshme është raportuar se në Qendrën Mjekësore në Gostivar, me ndihmë të shpejtë është dërguar e vdekur një një foshnje 4 muajshe. Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore Publike në Gostivar, ndërsa informacione të tjera ende nuk ka.Autopsia pritet të tregojë shkaqet e vdekjes. MARKETING

Lexo më Shumë

Ka nisur edicioni i tetë i Maratonës së Tiranës, që prej orës 09:00, nga sheshi “Skënderbej”, nga ku fillojnë nisën maratonën vrapuesit e parë në kategorinë “Marathon 42 km”. Në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 4000 garues, të cilët do të vrapojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K”, 10 km, dhe “We Too” 5 km. Për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme. Prej 8 vitesh, maratona është kthyer në një traditë për kryeqytetin. Ajo ka nisur në orën 09:00 dhe është…

Lexo më Shumë

Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me vranësira deri në orët e mesditës më pas mot i kthjellët. Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë.

Lexo më Shumë

Ditën e sotme rikthehet në kryeqytet maratona e përvitshme e cila prej 8 vitesh është bërë tashmë një traditë në Tiranë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Maratona e Tiranës që do të zhvillohet ditën e diel, 20 Tetor, do të nisë në orën 09:00 të paradites dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Ndërkohë është hartuar edhe një plan që parashikon devijimin e lëvizjes së automjeteve dhe linjave të transportit…

Lexo më Shumë