Gjatë kontrollit të SPAK në banesën e Jurgis Çyrbjas janë sekuestruar disa materiale, mes tyre edhe një përgjues, që Prokuroria e Posaçme e quan “pajisje regjistrimi në formë pakete”. Po ashtu u sekuestruan pesë telefona celularë, një hard disk i jashtëm Verbatim, shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro, dokumente pronësie, etj. Në njoftimin zyrtar SPAK thotë se ndaj Jurgis Çyrbjes rëndojnë disa vepra penale, të cilat i ka kryer gjatë kohës që ka qenë deputet në Parlament. Sipas SPAK nga hetimet ka rezultuar se personi nën hetim Jurgis Çyrbja në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë…
Author: almakos
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pritet të shpallë ditën e sotme zyrtarisht thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e 12 drejtuesve të qarqeve. Burime për Panorama.al bëjnë me dije se thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 28 tetor në faqen zyrtare të Policisë. Kandidatët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë në komisionin te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë një kërkesë me shkrim kur shprehin interesin për të aplikuar. Një javë më parë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se përzgjedhja e kandidatëve të intersuar do të bëhet në bazë të…
E mërkura e ardhshme (23 tetor) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së. Kështu njofton Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinis. Të mërkurën do të shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. “Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 23 tetor 2024 (e mërkurë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. “Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë uron qytetarët e Republikës…
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur akuzat ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua një ditë më parë në Durrës. Sipas SPAK, Çyrbja akuzohet për veprat penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. I arrestuari i dytë, Ahmet Masha akuzohet për “Tregimi i sekretit shtetëror” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ndërsa personazhi i krimit Altin Hajri, i cili është shpallur në kërkim“Korrupsioni pasiv në zgjedhje”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”. “Nga hetimet e…
Në bisedat në aplikacionin Sky Ecc, që çuan në pranga ish deputetin e PS, Jurgis Çyrbja në skenë del edhe emri i Edmond Koçit, i njohur si “Mond Çekiçi”, i cili u ekzekutua tre vite më parë në mars 2021. Mësohet se personazhë të botës së krimit, mes tyre edhe Edmond Koçi kanë ndikuar që Jurgis Çyrbja të ishte në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë ne qarkun e Durresit. Edmond Koçi, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi” u ekzekutua me armë zjarri në 20 mars 2021. Autorët kanë qenë dy, të kamufluar me…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Salzburg do të marrë pjesë në Samitin e 20-të Evropian kushtuar Bashkimit Evropian, ku do të mbajë fjalim.Mickoski në Facebook ka njoftuar se mbrëmë ka marrë pjesë në një darkë, me ftesë të kryetarit të Salzburgut dhe kryetarit të Institutit të rajoneve evropiane, Franz Schausberger. “Bashkëbiseduesve të mi ua kam përcjellë angazhimet dhe synimet tona drejt rrugës evropiane të Maqedonisë. Evropa duhet të hapë dyert për vendet që bëjnë hapa përpara, tha Mickoski në një postim në Facebook. Të martën ai do të ketë një takim me presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen dhe…
Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja akuzohet se ka ndihmuar personazhin e krimit Altin Hajri, pasi ky i fundit u shpall në kërkim për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës. Ndaj Jurgis Çyrbjas, i cili u arrestua mbrëmjen e së dielës (20 Tetor) në Durrës, SPAK ka ngritur akuzat për “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti i PS-së është “tradhtuar” nga bisedat në aplikacionin SkyEcc ku ka komunikuar me personazhin e njohur të botës së krimit dhe të arrestuarin e dytë, Ahmet Masha, ku këta dy të fundit e kanë ndihmuar të futet…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë me kushte stabile meteorologjike. Kjo situatë vije si rrjedhojë e fushave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi kontinentin Evropian. Të hënën dhe të martën si pasojë e uljes së temperaturave rreth zeros, në shumë territore parashihet të krijohet bryma e cila ka pasoja në fushën e perimekulturës. Parashikimi për pesë ditë: E hënë- Mot me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. E…
Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me arrestimin e ish deputetit të PS, Jurgis Çyrbja një ditë më parë me urdhër të SPAK. Mësohet se personazhë të botës së krimit kanë ndikuar që Jurgis Çyrbja të ishte në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë. Bisedat mes tyre janë zhvilluar në 2020 në aplikacionin Sky Ecc. Ndërkohë bashkë me Çyrben në pranga është vënë edhe një person tjetër, Ahme Masha. Ndërsa një i tretë u shpall në kërkim. Bëhet fjalë për Altin Hajrin, një emër i njohur i botës së krimit. Raportohet se ky i fundit ka ndërhyrë që…
Ka përdorur platformën “SKY ECC”, ka bashkëpunuar me një grup kriminal dhe ka tregtuar/nxjerrë sekrete shtetërore. Këto janë tri shkaqet-akuza për të cilat SPAK i ka kërkuar GJKKO-së një urdhërarrest për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Deputeti socialist, që vinte nga detyra të rëndësishme, u bë deputet i Durrësit nën akuza të forta të PD-së, si personi që shpërndante legalizimi për fushatën elektorale. SPAK e mori të pandehur pak ditë më parë, duke i komunikuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, por e la në hetim pa ndonjë shtrëngim të posaçëm si masë sigurimi. Gjatë seancave të marrjes në pyetje…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi mbrëmjen e së dielës në Durrës ish deputetin e Partisë Socialiste për atë qytet, Jurgis Çyrbja, në dyshimet për “korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror”. Lajmi u konfirmua nga burime të SPAK-ut, të cilat thanë se Çyrbja u arrestua sot nga policia e shtetit me “masën e sigurimit arrest në burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tre akuza”. Ndërsa sipas burimeve të besueshme mësohet jozyrtarisht se Çyrbja ka ruajtur kontakte…
Pas arrestimit në Durrës, ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja, do transferohet në Drejtorinë e policisë së Tiranës, ndërsa ditën e hënë (21 tetor) do të dalë para gjykatës për tu njohur me akuzat dhe masën e sigurisë. Gazetari Igli Çelmeta raporton se arrestimi i tij është bërë pasditen e sotme rreth orës 18:30 në Durrës, teksa Çyrbja lëvizte me makinë bashkë me shoferin e tij. Mësohet se agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle në banesën dhe në objektet që dyshohet se janë në pronësi të ish-deputetin, ndërsa i është sekuestruar makina dhe telefoni celular. Gjithashtu, deputeti akuzhet se ka përdorur…

