“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Author: almakos
Një video e re është publikuar nga momenti i arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pamjet janë shpërndarë nga një kalimtar i momentit në aplikacionin TikTok, i cili dukshëm ka qenë i pranishëm kur efektivët kanë rrethuar automjetin në të cilin ndodhej Ilir Meta. Në video, dëgjohen agjentët e BKH-së që i kërkojnë Metës të dalë nga makina. Po ashtu, agjentët dëgjohen duke i kërkuar qytetarit që ka regjistruar videon, të heqë telefonin. Në pamje shihen qartazi momentet e rrethimit të Metës, teksa një prej punonjësve blu i veshur civil dhe i maskuar, kryen manovrën indietro për…
Në podcastin EduVision në News24 është folur për sigurinë kibernetike. Të pranishëm ishin pedagogët e Universitetit Luarasi Gentian Hoxholli dhe Silvana Qose. Hoxholli tha se një nga fakultetet e Universitetit Luarasi është edhe ai i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit. Ai tha se ka qenë një vit akademik shumë i mbarë, pasi ka treguar një trend rritës dhe domethënës përsa i takon Universitetit Luarasi dhe në veçanti për programet në fushën e IT. “Jemi në ditët e fundit të regjistrimeve në ciklin Bachelor, ku kuotat në Informatikë Ekonomike janë plotësuar tërësisht, ndërsa Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Inovacioni ka disa…
Monika Kryemadhi ka reaguar sërish lidhur me aksionin e sotëm të urdhëruar nga GJKKO-ja, por këtë herë për njoftimin zyrtar nga SPAK-u, ku komunikohen 6 rastet e korrupsionit të kryera prej saj dhe kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili u vendos nën pranga. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryemadhi u shpreh se është kryer shkelje e detyrimit ligjor për ruajtjen e sekretit hetimor. “Sapo u njoha me deklaratën e SPAK për mediat dhe konstatoj me keqardhje mungesën e profesionalizmit dhe shkeljet e detyrimit ligjor që keni në funksion të ruajtjes së sekretit hetimor. Këtë detyrim iu a imponon…
Postimi i plotë: ARRESTIMI BANDITESK I ILIR METËS, AKT QË TURPËRON SHQIPËRINË I turpshëm dhe banditesk akti terrorist i ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe i ekzekutuar nga segmente okulte të Policisë së Shtetit ndaj ish-presidentit të Republikës dhe kreut të Partisë së Lirisë. Një shfaqje e tillë në mes të rrugës dhe pengmarrje politike e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Kuvendit tregon qartë se shteti policor është fytyra e këtij regjimi dhe krimit të organizuar që qëndron pas tij. Sot u dha provua e radhës se drejtësia është në duart e Edi Ramës, i cili e përdor si vegël për…
Instituti i Autizmit dhe Shoqata shkencore e Maqedonisë për autizëm sot prezantuan projektin ISEC-ADE (Edukimi digjital i aksesueshëm për nxënësit me autizëm dhe aftësi të kufizuara intelektuale: zgjidhje inovative dhe përmirësimi i kompetencave të edukatorëve), i realizuar nga një konsorcium ndërkombëtar partner me mbështetjen e programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian. Projekti mbështet futjen e mjeteve digjitale dhe përdorimin e teknologjive digjitale në mësimin e fëmijëve me zhvillim atipik, duke lehtësuar kështu përparimin në edukimin e tyre. Ivana Vasielvska-Petrevska, kryetare e Institutit për Autizëm, tha se hulumtimi i bërë ka treguar “një mungesë të madhe të mjeteve digjitale të përshtatura dhe…
Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën dhe “detyrim paraqitje”, për Monika Kryemadhi. Sipas SPAK-ut, dy bashkëshortet, në bashkëpunim me njëri tjetrin, e me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në 6 raste të korrupsionit. Çështja e parë lidhet me kontratën CEZ-DIA, nga e cila sipas SPAK-ut, në periudhën kur Meta ishte Ministër i Ekonomisë, Tregtisë, dhe Energjitikës, ka përdorur detyrën e tij për të ndikuar në procesin e përzgjedhjes së DIA-s. Kjo kontatë e nënshkruar ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje, kishte për…
Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u vu paraditen e sotme në pranga në zonën “Kthesa e Kamzës”, e u shoqërua me forcë më pas nga blutë. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK-ut, Meta akuzohet për veprat penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi,…
Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi pas mbledhjes së kryesisë së partisë, para mediave tha se nga dita e mërkurë BDI fillon takimet me qytetarët. “Theksuam se mbledhjet e hapura të degëve të BDI-së me popullin fillojnë këtë javë. Dita e mërkurë është mbledhja e parë në orën 19:00 në Komunën e Likovës, për të vazhduar më pas në Komunën e Sarajit”, tha Ademi. MARKETING
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA. Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve H. V. dhe I. B., Prokuroria e Posaçme ka rregjistruar procedimin penal nr.122 të vitit 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”,…
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithsëm të BDI-së të mbajtur në Tetovë është vendosur që nga e mërkurja, të nisim takimet e rregullta me qytetarët. Këto takime të degëve të BDI-së do të nisin nga Komuna e Likovës. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi deklaroi gjithashtu se opsioni i protestave nuk përjashtohet, por ato nuk janë shqyrtuar në organet partiake. Ademi ka theksuar se BDI është parti politike autonome, e cila vet në mënyrë të pavarur dhe mëvetësishme përcakton agjendën e saj politike. /SHENJA/ MARKETING
Njoftimi i policisë: Me detyrimin ndaj opinionit publik lidhur me mënyrën e shoqërimit të shtetasit I.M., sqarojmë se: Policia e Shtetit ka marrë për ekzekutim vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e shtetasit I.M, 55 vjeç. Për zbatimin e këtij vendimi Policia e Shtetit ka marrë masa operacionale, sipas procedurave të parashikuara nga Rregullorja. Rreth orës 13:15 minuta Policia e Shtetit ka marrë informacion dhe më pas ka konstatuar se në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, shtetasi I.M po udhëtonte me…

