Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka pushuar me kërkesë të SPAK çështjen ndaj ish-magjistratit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i akuzuar për fshehje pasurie. NJOFTIM PËR MEDIAT 1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 30.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin eprocedimit penal me nr. 137/4, të vitit 2021, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, përveprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë ipasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdopersoni tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2…
Author: almakos
Pas shumë debatesh, mazhoranca dhe opozitë kanë rënë dakord që mandati i komisionit hetimor të “Sterilizimit dhe Check Up” të zgjatet edhe me dy javë të tjera. Ditën e djeshme kjo kërkesë e bërë nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi nxiti debate. Mandati u shty me qëllim krijimin e mundësive për marrjen në pyetje edhe të disa dëshmitarëve të tjerë, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Çfare deklaroi dje Albana Vokshi Albana Vokshi: Sot jemi në një tjetër mbledhje të komisionit hetimor. Sic ka ndodhur në mbledhjet e fundit, kjo është një kërkesë e ardhur nga deputetët e mazhorancës. Ditën e…
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljasko Radukov. Siç informojnë nga kabineti i Murtezanit, ai në takim shprehu optimizëm për zgjedhje të suksesshme parlamentare në Bullgari, duke i shikuar ato si hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale përmes thellimit të besimit të ndërsjellë.“Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë ndaj agjendës evropiane dhe përpjekjeve të saja aktive për të arritur zgjidhje dinjitoze në kontekst të përmbushjes së kushteve të nevojshme për përshpejtimin e procesit drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë…
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj ka reaguar lidhur me një ngjarje të rëndë në Durrës, ku sipas saj një qytetare ka tentuar të vetëdigjet për shkak të probleme financiare. Sipas Hysajt, qytetarja e Durrësit tentoi t’i vendose flakën vetes për t’i dhënë fund problemeve të saj, ndërkohë që ka kërkuar nga institucionet shtetërore të kthejnë vëmendjen tek shtresat në nevojë. “Akti i ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Durrësit e ulëritës, shokues, tronditëse. Ku skamja është aq e tmerrshme sa zonja tentoi të vetë digjej si zgjidhje e 1000 problemeve të saj. “Kafshatë…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi arrestin në burg për ish-deputetin e PS-së Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorin e tij, Ahmet Mashën, të cilët u arrestuan me urdhër të SPAK. Jurgis Çyrbja akuzohet për kryerjen e veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë ,“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, si dhe “Korrupsioni aktiv…
E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn po zhvillon takim me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, fokus i takimit do të jetë mënyra e ekzekutimit të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit, Ilir Meta nga policia e shtetit, raporton gazetari Igli Çelmeta. Takimi i ministrit Ervin Hoxha me të ngarkuarën me punë të SHBA sapo ka nisur dhe pritet një deklaratë zyrtare lidhur me temat e diskutuara. Diplomatja amerikane VanHorn ka shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm një ditë pas prangosjes së Ilir Metës, i cili u arrestua në zonën e…
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, u arrestua këtë të hënë (21.10). Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ish-Presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Rreth orës 13.15 të së hënës, një makinë civile në të cilën ndodheshin forcat speciale të policisë së shtetit ndaloi në hyrje të Tiranës automjetin me të cilin udhëtonte kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Një video amatore që qarkullon në rrjetet sociale tregon se si ish-Presidenti ndodhej në vendin e parë të pasagjerit, kur u tërhoq me forcë për…
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për dy raste të zhdukjes së personave. Këto raste kanë ndodhur në Prizren dhe Istog. Në Prizren viktima femër kosovare është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia dhe aktualisht nuk ka informacione për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse. Një tjetër rast i ngjashëm është raportuar në Istog, ku po ashtu një femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Ky rast gjithashtu është në procedurë hetimore. /Telegrafi/
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit. /Telegrafi/
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90.5 lekë dhe do shitet me 91.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.3 lekë dhe do shitet me 99 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.4 lekë dhe do shitet me 105.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 119 lekë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me mënyrën e arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që ka sjellë edhe polemika.Sipas ministrit të Brendshëm, Ilir Meta u nxor me forcë nga makina për shkak se policia, siç shprehet ai u përball më kundërshti të zbatimit të vendimit. “Ata fatkeqësisht u përballën me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të. Kjo është zanafilla e ngjarjes dhe nga këtu fillon arsyetimi sipas protokollit, që Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi. Me këtë fakt lidhet edhe…
Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova.” Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu. “Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes,” deklaroi Kryeziu. Ai shtoi se disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe ndodhen në gjendje të rrezikshme për jetën. Policia raportoi se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim./Telegrafi/

