Author: almakos

Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi. Sipas tij, në bazë të të dhënave, deri më tani përmes platformës elektronike, janë pranuar rreth 9.440 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 8.716, ndërsa 716 të tjera janë refuzuar. “Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë Elezi. Tutje ai tha se nga…

Lexo më Shumë

Monika Kryemadhi: Nuk është marrë ai, nuk është përpjekje fare. Është e vërteta si drita e diellit, nuk është marrë Ilir Meta absolutisht me asgjë. Edhe ato dy fatura që ata mendojnë, ia kam paguar unë. Edhe përsëri të më japin faturat, sepse edhe në ato dy fatura janë të ndara në zëra dhe nuk ka punë fare sepse deklarimin e pasurisë e kam bërë gjithmonë unë, se ka bërë ai. E dyta, duhet të kuptoni një gjë, se thashë që Ilir Meta nuk e di se sa kushton një shishe uji, po, sepse pi ujë çezme.

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë nga seanca gjyqësore e GJKKO-së, ku u njoh me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, ka dhënë një prononcim për media, ku nuk kanë munguar tonet ironike. Kryemadhi u shpreh se në sallën gjyqësore ka parë 3 “muskutjerët e drejtësisë”, referuar prokurorëve të posaçëm, Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja. Po kështu, gjyqtar i çështjes është Erjon Çela, informacion ky i dalë nga vetë Monika Kryemadhi. Nga ana tjetër, ish-bashkëshortja e Ilir Metës, tha se kanë kërkuar njohjen me provat e dosjes hetimore, që Kryemadhi i cilësoi si “thashetheme të…

Lexo më Shumë

Një pallat me vlerë 1 milionë lekë, e në pronësi të Pëllumb Tuda, është sekuestruar në Durrës tek Ura e Dajlanit, shumë pranë vijës bregdetare. Sekuestrimi i këtij pallati ka ardhur për shkak të dyshimit se është ndërtuar nga para që e kanë prejardhjen nga aktivitete kriminale. Godina ka qenë në sekuestro preventive, ndërsa tani ndërtesa po sekuestrohet në mënyrë përfundimtare. Dyshohet se pallati është bërë me para nga trafiku i lëndëve narkotike. Në korrik 2014 Pellumb Tuda doli nga burgu me leje dhe plagosi dy persona në Durrës, duke u vendosur sërish në pranga. Gjithashtu ai u denoncua para…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e akuzuar gjithashtu për korrupsion e pastrim parash së bashku me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, ka mbërritur pranë ambienteve të GJKKO-së, për t’u njohur me masën e sigurisë së caktuar ndaj saj, atë të “detyrim për paraqitje”. Në një prononcim të shkurtër për media, Kryemadhi u shpreh se po shkon të përballet me “një sistem drejtësie të kastruar”. Me këtë, ajo i referohet shpërndarjes së dosjes hetimore të ish-çiftit Meta-Kryemadhi nëpër media. Kështu, sipas deputetes, shpërndarja e dosjes ka nxjerrë sekret hetimor, kjo e cila në parim është një vepër penale. Kryemadhi:…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhej në bllokun e sigurisë, ku qëndroi për dy netë atje, është shoqëruar sot drejt Gjykatës së Posaçme, në mënyrë që ai të njihet me masën e sigurisë. Në dalje nga paraburgimi i “Mine Pezës”, Meta dukej i rrethuar nga forca të shumta të uniformave blu, të cilët gjithashtu janë kujdesur që ish-Presidenti të mos kapej nga kamerat e mediave të pranishme.

Lexo më Shumë

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u shpallën nga SPAK si persona në hetim me dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave. Po çfarë thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme? Në dosjen e siguruar nga Panorama Online thuhet se biznesmeni Gentjan Sula i ka dhënë para cash nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi për të paguar kreditë. Në dosje sqarohet ndër të tjera se mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para…

Lexo më Shumë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në Haraçinë të Shkupit, sipas informacioneve të 24info. Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Po hetohen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. MPB akoma nuk ka dalë me informacion zyrtar për rastin. MARKETING

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cilëson më shumë se rrëmbim mënyrën e arrestimit të Ilir Metës. Përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “Open” në News 24, Xhixho u shpreh se pamjet ishin çnjerëzore, aq më tepër “kur flasim për një ish-president që nuk i është shmangur asnjëherë institucioneve të drejtësisë”.   “Po ndiqja me vëmendje argumentet e specialistëve të drejtësisë, dhe padyshim që është pak të thuash është një rrëmbim. Mjafton të shohësh kamerat, sesi është trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Është akoma më e rëndë kur flasim për një ish-president që nuk i është shmangur…

Lexo më Shumë

Analisti Fitim Zbekthi, ka komentuar momentin e arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u vu në pranga ditën e djeshme me forcë nga efektivët e veshur civilë. I ftuar në emisionin “Open” në Neës 24, Zbekthi u shpreh se skenat e arrestimit ishin të ekzagjeruara, duke iu referuar faktit se Meta ka shërbyer në detyra të larta të shtetit. “Skenat të ekzagjeruara, nuk ishte e mirë sidomos për dikë që ka shërbyer në krye të shtetit. Edhe debati është ekzagjeruar pasi ofiqarët e lartë të shtetit duhet të jenë të parët që nuk duhet të…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot si prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut i zgjodhi prokurorët publikë Valentina Stojanovska dhe Zllatko Bikovski, ndërsa prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë prokurorët e zgjedhur publikë Iskra Haxhi Vasileva dhe Faton Azizi. Siç njoftojnë nga Prokuroria, prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Manastir është emëruar Antonio Jolevski, ndërsa në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup është zgjedhur Natasha Krsteva Tsaleva. Në seancën e tretë të sotme, siç shtojnë nga PTHP, është marrë vendim…

Lexo më Shumë