Author: almakos

Përfaqësuesi i Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Salih Murat ka reaguar ndaj deklaratës së Arben Taravarit. Ky i fundit duke iu përgjigjur pyetjes për ndikimin e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese tha se njeriu kryesor i Gjykatës, ish-kryetari i saj, sot është deputet i BDI-së” tha Taravari duke aluduar në deputetin Salih Murat. Ja reagimi i plotë i Salih Murat: DEKLARATË E DETYRUESHME Opinioni i nderuar publik, Si ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe deputet aktual, ndjej detyrimin të përgjigjem ndaj pretendimeve të bëra mbrëmë në një emision televiziv nga Taravari, një politikan që fatkeqësisht e ka bërë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka hapur lëndë për emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare, pasi që deri tek Antikorrupsioni ka arritur parashtresë anonime, në të cilën shkruhej se ai sipas të gjitha gjasave nuk i plotëson kërkesat që të bëhet drejtor. Kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, thotë se një ankesë e tillë ka arritur tek ata dhe se në bazë të saj është ngritur rast. “Nga burime anonime ka ardhur një ankesë, e cila i referohet akuzave për emërim të paligjshëm të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Pas pranimit të ankesës është…

Lexo më Shumë

Ilir Rusi është zgjedhur ditën e sotme në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërkohë në pozicionin e zv.kryetarit u zgjodh anëtarja Yllka Rupa. Ilir Rusi do të zëvendësojë Naureda Llagamin.  Njoftimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor: Këshilli i Lartë Gjyqësor deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile. Duke qenë se Llagami mbante funksionin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përfundimin e mandatit të saj,…

Lexo më Shumë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për dy prokurorë, Suela Salavaçi dhe Ermir Lelçi. Sipas vendimit të KPA-së, Suela Salavaçi, do të qëndrojë me detyrën prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ky vendim u mor nga trupa gjykuese e përbërë Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Rezarta Schuetz anëtare. Njoftim vendimi Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 56/2023, datë 01.12.2023, që…

Lexo më Shumë

Prestigjiozja britanike BBC i ka dedikuar një artikull brandave kriminale shqiptare që kontrabandojnë njerëz në Britaninë e Madhe dhe i detyrojnë të punojnë në fermat e kanabisit. Sipas BBC, këto banda po goditen nga policia britanike dhe se policia e Mançesterit ka arrestuar 46 shtetas shqiptarë në vitin 2023 dhe zbuloi më shumë se 10 milionë paund kanabis. Policia e Mançesterit të Madh (GMP) tha se njerëzit ishin të detyruar të punonin në kushte të tmerrshme, ndërsa bosët e tyre kriminalë bënin pasuri të konsiderueshme. Det Supt Joe Harrop tha se grupet nga Ballkani Perëndimor ishin fokusi i një operacioni që përfshinte…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në seancë ka votuar raportin, me të cilin konstatohet se deputete në Kuvend për pjesën e mbetur të mandatit, në pajtim me Kodin Zgjedhor, bëhet Katerina Dimitrovska, në vend të Marija Mitevës nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se seanca e 114-të është konvokuar pas marrjes së njoftimit nga kryetari i Kuvendit, me të cilin njofton se Kuvendi sot në seancë konstatoi se i ka përfunduar mandati deputetes Miteva, e cila është zgjedhur nga lista e kandidatëve për deputet për Njësinë zgjedhore 1, e propozuar nga Koalicioni “Për Maqedoninë tuaj”, i…

Lexo më Shumë

Uniformat blu kanë arrestuar një 27 vjeçar me shtetësi amerikane, pasi një ditë vodhi një automjet në Vorë, ndërsa të nesërmen një taksi. Në pranga ka rënë i riu Anthony Rhodes, një ish-ushtarak, me origjinë nga Ohio. E gjithë ngjarja ka nisur mbrëmjen e datës 19 tetor, kur ai është është paraqitur në një pikë karburanti në Yrshek me një automjet të vjedhur. Pasi 27 vjeçari furnizoi makinën me karburant, ai është larguar menjëherë pa kryer pagesën. Sakaq, dy ditë më vonë, i riu amerikan ka vjedhur një taksi në rrugën dytësore të autostradës së Tiranës. Teksa taksisti ka qenë…

Lexo më Shumë

100 paciente nga Klinika e Onkologjisë presin për 2 muaj për “skanim të eshtrave”, në institutin e patofiziologjisë, nga analizat e të cilave varet pastaj vazhdimi i terapisë së tyre. Përderisa ata presin për skanim ato janë pa terapi, gjë që e komplikon shërimin e tyre të mëtejshëm, deklaroi Ana Marjanoviq nga shoqata “HEMA-ONKO”, dedikuar pacientëve të prekur nga kanceri. Ajo thotë se pacientet janë me udhëzime prioritare por nuk pranohen për skanim pasi që nga klinika arsyetohen se nuk kanë izotope. ANA MARJANOVIQ, ANËTARE E SHOQATËS ”HEMA ONKO” “Ajo është një klinikë e rrallë në të cilën ka rend…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Dritan Nanos për lehtësim të masës së sigurisë, duke e lënë kështu në burg. Dritan Nano ishte personi i cili organizoi dhunën barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje kjo e ndodhur më 29 maj 2029. Vetë përfaqësuesi ligjor Mëngjesi, në datë 25 shtator përmes një deklarate noteriale ka vënë në dijeni Gjykatën e Shkallës së Parë së Tiranës se ka rregulluar marrëdhënien me Dritan Nanon. Përtej rregullimit të marrëdhënieve mes dy palëve, Gjykata e Tiranës nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë të Mëngjesit, duke lënë në fuqi masën e sigurimit të caktuar ndaj…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, së bashku me Piro Xhixhon dhe Ema Çokun, do të dalin ditën e nesërme, me datë 23.10.2024 para GJKKO-së, për tu marë në pyetje dhe për tu njohur me masat e sigurisë. Siç njofton Gjykata e Posaçme, seanca ndaj tyre do të zhvillohet në orë 09:30. Kujtojmë se sipas njoftimit zyrtar të SPAK-ut, Meta akuzohet për veprat penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se paga mesatare mujore neto në gusht të vitit 2024, ka qenë 41.097 denarë, që është 12,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Arsim (18.9%), Art, argëtim dhe rekreacion (18.8%) dhe Administratë Publike dhe Mbrojtje; sigurim shoqëror i detyrueshme (17,0 %). Rritje e pagës mesatare mujore neto, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur në sektorët e mëposhtëm: Art, argëtim dhe rekreacion (5.3%), bujqësi, pylltari dhe peshkim (4.2%)…

Lexo më Shumë

Policia ka vendosur në pranga një 26-vjeçar, i cili gjatë ditës së djeshme ka ofenduar dhe i ka hequr kapelen efektivit të Rrugores, Xhuliano Spahiu. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (21 Tetor) rreth orës 12:10 në rrugën “Asim Vokshi”, pranë kryqëzimit të “Don Boskos”, teksa efektivi i Rrugores po menaxhonte trafikun. Sipas bluve, shtetasi Skerdi Lozi, nuk respektoi urdhrin e punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar, duke vijuar lëvizjen. “Pas kësaj, punonjësi i policisë e fotografoi mjetin dhe gjatë këtij momenti drejtuesi i automjetit doli nga makina, filloi të ofendonte dhe të shtynte punonjësin e policisë”, thote policia. I riu u…

Lexo më Shumë