Ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për mesat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Mësohet se trupi gjykues është tërhequr për vendim. Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13.30. Burime bëjnë me dije se brenda 30 minutave togat e zeza do të njoftojnë vendimin për vlerësimin e masave të sigurisë. SPAK ka caktuar ndaj 4 personave në hetim masat e sigurisë: -Arrest me burg për Ilir Metën -Detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin -Detyrim paraqitje për Ema Çokun -Arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon Ish-presidenti ka kaluar…
Author: almakos
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka folur pas përfundimit të protestës sensibilizuese në Parlamentin Europian ku morën pjesë rreth 30 ligjvënës se opozitës. [embedded content]Bardhi tha se gjatë takimeve me krerët e Parlamentit Europian, të gjithë janë surprizuar nga informacionet që u kanë përcjellë. “Siç e thash ka qenë vit zgjedhor dhe për PE-në, duket të kemi në konsideratë dhe zhvillimet globale. Një pjesë e tyre ndjekin zhvillimet, pjesa tjetër, bazuar mbi informacione dhe fakte që ne u dhamë, ishin të surprizuar se si një vend i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, po shkon drejt një…
RMV ka pagën dhe rritjen e Bruto Prodhimit Vendor më të ulët në rajon, kështu deklaroi eksperti ekonomik Visar Ademi. Ai thotë se jeta në vend është bërë shumë e shtrenjtë si në të gjithë Europën, por siç tha ai ne jemi me paga më të ulëta për shkak të kontrollit që ka shteti në sektorin privat. Sipas tij, nëse i lihet sektorit privat të flet për produktivitetin, pagat do të kishin një rritje graduale më të madhe. VISAR ADEMI, EKSPERT EKONOMIK “Maqedonia e ka pagën më të ulët në rajon por Maqedonia e ka edhe rritjen më të ulët…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e Ilir Metës duke thënë se është rast që i përket drejtësisë. Rama: Në prani të miqve të huaj, qysh se ne e kemi nisur reformën në drejtësi dhe që kur ka filluar të zbatohet, as unë dhe as forca ime politike që udhëheq nuk bën komente sa i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështje të përmbyllen, mbase në ndonjë rast ia vlen të komentohet sidomos në raste kur vihet drejtësia, si shpifja. Rasti konkret është tipikisht një rast që i përket drejtësisë.
Prioritetet zhvillimore të vendit, sfidat demografike, synimet ekonomike dhe mënyrat për t’i arritur ato, zhvillimi bujqësor, teknologjik, zhvillimi i energjisë dhe transportit janë disa nga fushat që do të përmbajë strategjia e re e shtetit, të cilën e prezantoi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij në shënimin e Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë. Ai tha se, Qeveria do të bashkëpunojë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe komunitetin universitar për këtë projekt, që siç tha ai, do të jetë gjithëpërfshirës dhe i përkthyer në strategjinë e shtetit deri në vitin 2050. Përkatësisht, siç theksoi kryeministri,…
Ministria për Çështje Evropiane njofton publikun se Komisioni Evropian zyrtarisht ka miratuar Agjendën Reformuese të Maqedonisë së Veriut, e cila përbën një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit të vendit dhe rajonit në Bashkimin Evropian. Ky vendim, thuhet në njoftim, vjen pas një analize të detajuar nga ana e Komisionit Evropian, i cili ka njohur relevancën dhe përfshirjen e planeve reformues, veçanërisht në përshpejtimin e harmonizimit të vendit me ligjet, vlerat dhe standardet e BE-së. “Miratimi i kësaj agjende mundëson qasje në mjetet financiare në kuadër të Fondit për Reforma dhe Rritje të BE-së, në shumën prej 6…
Seanca gjyqësore për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi është në vijimësi e sipër, ndërkohë kreu i SPAK, Altin Dumani është larguar nga salla. Burime bëjnë me dije kreu i SPAK doli nga salla, për shkak të një takimi. Mësohet se Dumani është takuar me përfaqësues të ambasadës britanike. Në sallë kanë mbetur prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (FRONTEX), e ashtuquajtura “Rruga e Ballkanit Perëndimor”, që përfshin edhe Shqipërinë, këtë vit shënoi uljen më të madhe të emigrantëve të parregullt, krahasuar me të gjitha rrugët e tjera kryesore të migrimit drejt Bashkimit Evropian. Sipas FRONTEX në nëntë muajt e këtij viti janë regjistruar rreth 17 mijë raste të emigrimit të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor, një rënie prej 79% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e emigrantëve të parregullt të evidentuar kanë qenë nga Siria, Turqia dhe Afganistani. Sipas…
Një futbollist është arrestuar në kryeqytet ditën e sotme, dhe dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi siguronin viza turistike të falsifikuara për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme. Në pranga ka rënë futbollisti Yvan Zouzou, 21 vjeç, banues në Tiranë. vijon… Njoftimi i policisë: DVP Tiranë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Viza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt pagesës. Ndalohet një 21-vjeçar (futbollist), i cili siguronte viza turistike të falsifikuara, për shtetas të huaj, me qëllim…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, ka njoftuar se partia që drejton ai, ka vendosur që të dalë në terren për të realizuar takime me qytetarët. “Kuvendi Qendor i Lëvizjes POPULLI mbrëmë mbajti mbledhja e radhës me ç’rast u diskutua mbi gjendjen politike në vend gjatë 100 ditëshit të qeverisë aktuale monoetnike. Bashkarisht u konkludua që kjo qeveri me të gjitha veprimet e saj po e largon vendin nga rrugëtimi europian, një synim i kahmotshëm i të gjithë qytetarëve të këtij vendi. “Gjithashtu, jo që nuk po e avancon, por vazhdimisht po e zhbën çdo të arritur kombëtare…
Teksa ka rinisur seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, e dy të pandehurve të tjerë, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, vihet re se ish-Presidenti i Republikës ndodhet në kushte të tjera nga çfarë është mësuar të shihet. Kjo foto tregon momentin kur Monika Kryemadhi është duke hyrë në seancën gjyqësore, teksa Ilir Meta, ndodhet pas kafazit prej xhami. Ata priten të njihen me masën e sigurisë që GJKKO-ja ka caktuar ndaj tyre. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK-ut, Meta akuzohet për veprat penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të…
Një ngjarje e rëndë shënon në Fier, ku një 43 vjeçar është gjetur në banesë i pajetë nga familjarët e tij. Viktima, i identifikuar me iniciale G.P., 43 vjeç, dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, në lagjen “Sheq i Vogël”, në qytetin e Fierit. Sakaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit. “Rreth orës 08:45, në lagjen “Sheq i Vogël”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi G. P., 43 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, thotë policia.

