Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër aktin vandal të djegies të automjetit të kolegut Blagoj Sersemov, redaktor i televizionit lokal dhe medias online M-net nga Shtipi.Incidenti ka ndodhur gjatë natës së kaluar, ku makina e gazetarit dhe redaktorit nga televizioni i Shtipit M-net është djegur nga autorë të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij familjare.Me këtë, autorët kanë rrezikuar të shkaktojnë dëme edhe më të mëdha, duke ekspozuar anëtarët e familjes së gazetarit dhe fqinjët e tij ndaj një rreziku të mundshëm për sigurinë e tyre.Gazetari Sersemov për këtë shkatërrim tendencioz të pronës së tij personale deklaroi:…
Author: almakos
Seanca paraparake në GJKKO për Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e dosjes “Partizani”, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, sapo ka nisur. Kreu i PD-së nuk është paraqitur në gjyq, por është përfaqësuar nga avokatët e tij. Përfaqësuesit ligjorë pretendojnë pavlefshmëri të njoftimeve për të pandehurit. Do të jetë gjykatësja paraprake Flojera Davidhi ajo që do të vendosë mbi fatin e çështjes. Tre janë mundësitë, ose do të nisë gjykimi i çështjes, ose do të kthehet pas, ose çështja pushohet. Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv”, Bektashi…
Pasi bosi i liruar i drogës e falënderoi publikisht Siljanovskën dje, bëhet e qartë se ky është një skenar i dakorduar. Tani mbetet e hapur pyetja: cili është çmimi dhe kush i ka marrë paratë për këtë falje?, akuzojnë sot nga LSDM. “Pyetja është: çfarë u detyrohet qeverisja e VMRO-DPMNE-së, ZNAM-it dhe VLEN-it ndaj kriminelëve nga klani i drogës “Baron” dhe çfarë shërbimesh u kthejnë? Pasi Siljanovska e ngatërroi dje me deklaratën e saj të ngathët, e më pas nga Gordan Kalaxhiev u mohua se komisioni jep vetëm mendim, e presidenti është ai që fal, sot ajo është e detyruar…
Uniformat blu në Portin e Durrësit kanë arrestuar një 34 vjeçari, të cilit iu gjetën vlera prej 88 mijë euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtari kriminale. Në pranga ka rënë shtetasi Elton Balliu, 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili de drejtonte kamionin. I riu kishte fshehur në trup dhe në çantë 88mijë euro, të ndara në 4 pako të mbështjella me natriban që, sipas policisë, kanë burim të dyshimtë. Ndërsa në kamion janë gjetur 18 shishe me verë që dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse nuk ishin të shoqëruara me faturë blerjeje. Paratë e gjetura dhe malli i…
Ish-zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, ka dalë nga ambientet e SPAK-ut, pasi u mor në pyetje për rreth 1 orë lidhur me çështjen “21 janari”, nga prokurorët e posaçëm. Kuliçaj, ka mbajtur një prononcim të shkurtër për mediat, duke u shprehur se u ka treguar prokurorëve të gjitha veprimet e ndërmarra nga blutë aso kohe për ngjarjen e rëndë. Më tej, ish-zv drejtori tha se nuk mund të japë informacion më tepër për shkak të sekretit hetimor. “Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me 21 janarin. Shpjegova të gjitha veprimet e policisë në ditën e…
Fier/Tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, duke i vënë zjarrin banesës, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët. Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje në Ferizaj. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të maskuar, kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij të cilën e kanë demoluar dhe po ashtu i kanë vjedhur dy automjete me targa vendore. Të dyshuarit me veturat e vjedhura janë larguar në drejtim të panjohur, rasti i nënshtrohet procedurave hetimore. /Telegrafi/
Ish-zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për t’u marrë në pyetje lidhur me çështjen e “21 janarit”. Me datë 23 tetor, ka qenë ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm, lidhur po me të njëjtën dosje. “Dhashë sqarime si person qe ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit. Plani i masave është 50 faqe, nuk mund ti komentoj. Policia ka bërë një plan të detajuar masash për 21 janarin dhe ka zbatuar ligjin. Kam zbatuar ligjin. Nuk kemi…
Një ngjarje e rëndë mes dy shqiptarëve është shënuar në ishullin Kos të Greqisë, nga e cila mbetën të dy të plagosur. Sipas mediave greke, një 42 vjeçar me origjinë shqiptare ka sulmuar bashkardhetarin e tij 35 vjeç, me pushkë deti, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Nga ana tjetër, 35 vjeçari e ka goditur 42 vjeçarin në kokë duke e plagosur më rëndë. Të dy u dërguan në spitalin e ishullit ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek. Të huajt e përfshirë janë arrestuar nga Policia e Sigurimit e cila ndaj të dyve ka…
Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të kenë prioritet për stacione plazhi vetëm strukturat akomoduese, pra hotelet si ato të vijës së parë edhe ato që kanë afërsi me të. Një rregullore e publikuar tashmë në QBZ saktëson mënyrën sesi do të procedohet për sezonin e ardhshëm ku subjektet duhet të përmbushin një sërë kushtesh për të përfituar hapësirë të shfrytëzueshme si stacion plazhi. Kryesori duket se lidhet me faktin që të jenë struktura akomoduese të regjistruara dhe kategorizuara. Aplikimet do të bëhen në e-albania dhe gjithçka do të bëhet në bashkëpunim me njësitë vendore të cilat do…
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të turneut të saj katërditor nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë në Shkup. Sipas njoftimeve, gjatë vizitës në vend von der Leyen do të ketë takime me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski. Në prag të vizitës së Finn der Leyen në rajon, Komisioni Evropian miratoi dje agjendat e reformave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, në lidhje me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. MARKETING
Ditën e sotme në orën 12:00 do të mbahet në GJKKO seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e dosjes “Partizani”, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina. Do të jetë gjykatësja paraprake Flojera Davidhi ajo që do të vendosë mbi fatin e çështjes. Tre janë mundësitë, ose do të nisë gjykimi i çështjes, ose do të kthehet pas, ose çështja pushohet. Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv”, Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv”, ndërsa Begeja për “Pastrim parash”. Sa i përket financieres Andia Pustina,…

