Protestuesit që ishin mbledhur pranë Kuvendit janë zhvendosur drejt Ministrisë së Brendshme, ku është përqendruar një numër i madh qytetarësh.
Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike.
Ndërkohë, gjatë protestës janë shoqëruar disa persona nga policia. Mes tyre, sipas raportimeve nga vendngjarja, janë kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe gazetari Shpend Gashi.
The post Nga Kuvendi drejt Ministrisë së Brendshme, qytetarët zhvendosin protestën e tyre appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



