Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në fshatin Mateç zhvilloi mbledhje të hapur me qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët të organizuar nga dega e BDI-së në Likovë.Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është shprehur se në popull ka shumë mllef dhe pakënaqësi ndaj poshtërimit që po ju bëhet shqiptarëve.“Folëm për Europën, për vetingun, për legjitimitetin, për të ardhmen. Në popull ndjej shumë mllef dhe pakënaqësi ndaj poshtërsimit që po ju bëhet shqiptarëve çdo ditë dhe tentativës për ti rikthyer politikat millosheviqiane të shqiptarëve “të ndershëm”, preferencial të pushtetit të cilët verbësisht i shërbejnë patronit të tyre. Populli është kundër këtij nënçmimi dhe sonte…
Author: almakos
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi në Ankara të Turqisë.Gashi shkruan se këto krime terroriste nuk janë sulm vetëm ndaj Turqisë, por paraqesin një kërcënim për mbarë njerëzimin.“Jam vërtet i shqetësuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në Ankara. Këto krime terroriste nuk janë sulm vetëm ndaj Turqisë, por edhe një kërcënim për mbarë njerëzimin. Ne solidarizohemi me miqtë tanë nga Turqia në këto çaste të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar Gashi.Sipas informacioneve të fundit, numri i të vdekurve në sulmin terrorist ka shkuar…
Rritja e ekonomisë së RMV-së sipas projeksioneve të Ministrisë së Financave për këtë vit është 2,1%, ndërsa për vitin e ardhshëm më shumë se 3,5%, ndërsa deficiti buxhetor është 4%. Kështu ka theksuar ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, ku po merr pjesë në Takimet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.Ajo tha se i ndryshojnë tërësisht konceptin ekonomik në drejtimin që do të mbështesim investimet, jo konsumin. “Projekti i madh që kemi paralajmëruar për komunat është në zhvillim e sipër. Thirrja është në vazhdim, kështu që këtu do të ketë…
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për sulmin terrorist në Ankara, ku kanë mbetur të vdekur të paktën pesë persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Përmes një postimi në “X”, kreu i qeverisë ka dënuar sulmin, ndërsa shkruan se “Shqipëria qëndron me Turqinë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s”. “Mbetemi plotësisht të bindur se Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, thotë Rama. Reagimi i Ramës Jemi thellësisht të pikëlluar nga raportimet e të vdekurve dhe të plagosurve në Ankaray Shqipëria qëndron me Turqinë si dy…
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “ 15 Tetori” në Fier mbrëmjen e sotme. [embedded content] Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 4-katësh. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa shkaqet nuk dihen ende. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qënë dy të moshuar të cilët janë nxjerrë në kohë nga banesa të ndihmuar nga fqinjët.
Tedi Blushi e ka cilësuar vendim të neveritshëm dhe të papranueshëm vendimin e GJKKO për të lënë në burg, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. “Vendimi i sotëm politik të kamikazëve të ramaformës në GJKKO, apo Gjykatën Kombëtare kundër opozitës, për të lënë në burg politik, pa prova dhe pa fakte, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ndikuar nga mafia ndërkombëtare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama është akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor. Tregon kapjen për fyti dhe asgjësimit të drejtësisë të vendosur në shërbim të pushtetit. Ky vendim i turpshëm, i…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vizitën në Tiranë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u takua me kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se sot Rama falënderoi von der Leyen për mbështetjen që ajo dhe KE ka dhënë në integrimin e Shqipërisë në BE, por një javë më parë ai falënderoi diktatorin Putin. “Edi Rama në konferencë shtypi deklaroi se vendet e Ballkani Perëndimor duhet t’ja dinë për nder Putinit. Cilido që mendon se e kishte me shaka, do ju them këtu se Edi Rama me këtë shaka dëshmoi se ai ka probleme…
Këshilli i Ministrave, ka emëruar në detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliun. V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu Selës nëpërmjet një komunikate dërguar mediave kanë reaguar në lidhje me pjesëmarrjen e kryetarit të ZNAM Maksim Dimitrievskit dhe nënkryetares së Kuvendit, Vesna Bendevska në promovimin e librit që ofendon UÇK-në. Nga ASH-ja thonë se është një provokim i rëndë për shqiptarët. “Pjesëmarja e partnerit të koalicionit qeveritar, Maksim Dimitrievski dhe Nënkryetares së Kuvendit, Vesna Bendevska, në promovimin e librit që ofendon rëndë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, është një provokim i rëndë për shqiptarët dhe rikthim në plagët e vjetra të cilat është punuar ndër vite për t’i mbyllur.Ky gjest është vetëm vazhdimësi e zhvillimeve të…
U la në qeli nga GJKKO, Ilir Meta do të dërgohet te parabugimi ‘313’ Seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi përfundoi rreth orës 18:00, pas disa orësh përplasje mes Metës dhe gjyqtarëve. GJKKO rikonfirmoi masën arrest me burg për Ilir Metën dhe masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin. Gjithashtu mësohet se GJKKO rikonfirmoi masën detyrim paraqitje për Ema Çokun, ndërsa ka ndryshuar masën për Pirro Xhixhon, për të cilin është vendosur masa “detyrim paraqitje” nga arrest shtëpie që ishte. Ish-presidenti ka kaluar dy netë në bllokun e sigurisë tek Mine Peza dhe pas seancës së sotme në…
Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij gjatë manifestimit të të 23 Tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase, i bëri thirrje Akademisë së Shkencave dhe Arteve (ASHAM) që të kyçet në përpilimin e strategjive shtetërore. Mickoski në thirrjen e tij drejt ASHAM, tha se shkenca nuk duhet të etnizohet. “Akademia maqedonase e Shkencës dhe Artit dhe mendjet shkencore kanë qenë të margjinalizuar dhe të orientuar vetëm drejt projekteve të tyre dhe qëllimeve shkencore, por këtë herë duhet të kyçen dhe të ndihmojnë në vendosjen e qëllimeve dhe prioriteteve”. “Tash e di se dikush në opinion do të fillojë të flasë…
Ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi ka përfunduar pas disa orësh përplasje mes Metës dhe gjyqtarëve. GJKKO rikonfirmoi masën arrest me burg për Ilir Metën dhe masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin. Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30. Burime bëjnë me dije se rreth orës 18:00, togat e zeza do të njoftojnë vendimin për vlerësimin e masave të sigurisë.…

