Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në fshatin Mateç zhvilloi mbledhje të hapur me qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët të organizuar nga dega e BDI-së në Likovë.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është shprehur se në popull ka shumë mllef dhe pakënaqësi ndaj poshtërimit që po ju bëhet shqiptarëve.
“Folëm për Europën, për vetingun, për legjitimitetin, për të ardhmen. Në popull ndjej shumë mllef dhe pakënaqësi ndaj poshtërsimit që po ju bëhet shqiptarëve çdo ditë dhe tentativës për ti rikthyer politikat millosheviqiane të shqiptarëve “të ndershëm”, preferencial të pushtetit të cilët verbësisht i shërbejnë patronit të tyre. Populli është kundër këtij nënçmimi dhe sonte foli zëshëm në kundërshtim të politikave që cënojnë barazinë dhe të arriturat si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit si dhe ato që na largojnë nga Europa”, ka deklaruar Ali Ahmeti. /SHENJA/
Data 08.09.2026
Aktuale
- LSH: Komuna e Tetovës po e anashkalon flamurin kombëtar shqiptar
- Mexhiti: Barazia matet edhe me shpërndarjen e drejtë të investimeve dhe resurseve
- Berisha takon kongresmenin amerikan Keith Self. Në fokus korrupsioni, trafiku i drogës dhe qeveria teknike
- 11 shoferë të ndaluar në 24 orë, 10 prej tyre pa patentë shoferi
- Rikthehet ideja për këndimin e himnit shtetëror në shkolla, VLEN ka premtuar barazi me himn shqiptar
- Marrëdhëniet VMRO–ZNAM në Kumanovë janë në rregull… vetëm se seanca e Këshillit nuk po vazhdon!!
- Nuk ka më paqe, Lulja dhe Lirimi ndajnë rrugët përgjithmonë
- Nga Kuvendi drejt Ministrisë së Brendshme, qytetarët zhvendosin protestën e tyre




