Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi në Ankara të Turqisë.
Gashi shkruan se këto krime terroriste nuk janë sulm vetëm ndaj Turqisë, por paraqesin një kërcënim për mbarë njerëzimin.
“Jam vërtet i shqetësuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në Ankara. Këto krime terroriste nuk janë sulm vetëm ndaj Turqisë, por edhe një kërcënim për mbarë njerëzimin. Ne solidarizohemi me miqtë tanë nga Turqia në këto çaste të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar Gashi.
Sipas informacioneve të fundit, numri i të vdekurve në sulmin terrorist ka shkuar në pesë, ndërsa 22 persona janë të lënduar.
Data 08.09.2026
Aktuale
- LSH: Komuna e Tetovës po e anashkalon flamurin kombëtar shqiptar
- Mexhiti: Barazia matet edhe me shpërndarjen e drejtë të investimeve dhe resurseve
- Berisha takon kongresmenin amerikan Keith Self. Në fokus korrupsioni, trafiku i drogës dhe qeveria teknike
- 11 shoferë të ndaluar në 24 orë, 10 prej tyre pa patentë shoferi
- Rikthehet ideja për këndimin e himnit shtetëror në shkolla, VLEN ka premtuar barazi me himn shqiptar
- Marrëdhëniet VMRO–ZNAM në Kumanovë janë në rregull… vetëm se seanca e Këshillit nuk po vazhdon!!
- Nuk ka më paqe, Lulja dhe Lirimi ndajnë rrugët përgjithmonë
- Nga Kuvendi drejt Ministrisë së Brendshme, qytetarët zhvendosin protestën e tyre




