Seanca gjyqësore për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi është në vijimësi e sipër, ndërkohë kreu i SPAK, Altin Dumani është larguar nga salla.
Burime bëjnë me dije kreu i SPAK doli nga salla, për shkak të një takimi. Mësohet se Dumani është takuar me përfaqësues të ambasadës britanike.
Në sallë kanë mbetur prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.