Ministri për çështje europiane, Orhan Murtezani, pohon se ekziston hapësirë për zgjidhje potenciale për debllokim të procesit eurointegrues. Sipas tij, pushteti është i gatshëm për ndryshime kushtetuese por po punon në një zgjidhje me të cilën nëse ndryshohet Kushtetuta procesi në të ardhmen të mos mund të bllokohet përsëri. “Një pjesë është kushti formal nga Bashkimi Evropian për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. Megjithatë, gjithashtu procesi i rëndësishëm është procesi i zbatimit të reformave të brendshme. Sepse ne edhe deri sa ti miratojmë ndryshimet kushtetuese, reformat janë proces që duhet të rrjedhin. Ai proces duhet të zhvillohet në përputhje me standardet…
Author: almakos
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dhënë një konferencë për media nga selia e kuqe, nën praninë e avokatit Genc Gjokutaj, përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, i cili u arrestua paraditen e sotme me urdhër të SPAK-ut. Blushi u shpreh se e gjithë skena e arrestimit të Metës ishte një akt terrorist. Sipas tij, e pse Meta ishte një person me imunitet e nën mbrojtje nga Garda e Republikës, kjo e fundit e ka “tradhtuar” kreun e Partisë së Lirisë. Blushi shtoi se tashmë blutë e kanë “personale” me shqiptarët e ndershëm. Sekretari i PL-së tha se blutë…
Në Reçicë të Vogël sot është mbledhur Kryesia e Përgjithshme të BDI-së.Në fillim të takimit, zëdhënësi i partisë, Arbër Ademi, tha se në rend dite janë dy pika: situata politike dhe vendimi për takimin e gjitha degëve të BDI-së dhe qytetarët, raporton SHENJA.Arbër Ademi tha se ata nuk përjashtojnë mundësinë e protestave, ndërsa shtoi se grupi parlamentar i Frontit Evropian është i plotë. MARKETING
Gazetarja Klodjana Lala ka komentuar arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, llir Meta, duke u shprehur se për të nuk ishte lajm i beftë. E ftuar në studion e News 24, Lala tha se Meta ka pasur prej kohësh një gjuhë të ashpër ndaj SPAK-ut, ashtu sikurse Prokuroria e Posaçme ka 4 vite që po heton për disa çështje. Lala shton më tej se fillimisht janë hetimet ndaj CEZ-DIA, e më pas janë e 3 çështje të tjera të ndara, duke u ndalur e tek hetimi pasuror. Sakaq, gazetarja shprehet se ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, është me masë…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas arrestimit me urdhër të SPAK u transportua për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pas procedurave atje, kreu i PL-së, ish Presidenti i Shqipërisë më pas i shoqëruar me forcat e policisë është nisur drejt bllokut të Sigurisë tek Mine Peza. Ilir Meta kishte njoftuar për një konferencë për media për në orën 13:40 dhe ishte duke udhëtuar drejt selisë së partisë së tij kur është arrestuar. Bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, shkroi në rrjetet sociale se nuk është në dijeni se ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”…
Monika Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta dhe masës së detyrimit paraqitje të vendosur ndaj saj. Kryemadhi tha se ende nuk ka marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi të apo babain e fëmijëve të saj. “Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike”, shkruan ajo. “Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik”, shton më tej Kryemadhi. Reagimi…
Ish presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua sot me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndaj zotit Meta SPAK-u ka kryer një hetim pasuror, dhe jozyrtarisht dyshohet për mosdeklarim pasurish, korrupsion dhe pastrim parash. Ky hetim besohet se është shkaku i arrestit të sotëm, ndërsa ndaj tij ka edhe çështje të tjera hetimore si çështja CEZ-DIA. Në mes të qershorit zoti Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Nga deklaratat e tij u mësua se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen…
Ky është momenti kur kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit në zonën e kthesës së Kamzës. Mësohet se Ilir Meta u vu në pranga me urdhër të SPAK, ndërsa ai ishte duke shkuar në selinë e PL-së, ku kishte njoftuar një konferencë për mediat.
Gazetari i Neës24, Osman Stafa është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për të dorëzuar prova në lidhje me mungesën e kimioterapive dhe medikamenteve të nevojshme për pacientët e sëmurë me tumore dhe kancer. Ai ka shtuar se një kallëzim i bërë prej tij më parë në Prokurorinë e Tiranës, u përball me një vendim skandaloz për mos hetim të rastit. Stafa u shpreh se e frikshme është edhe situata e krijuar me kontrabandën e ilaçeve, ku tregoi se kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve “më sill pacientë të blenë tek unë”. “Të dhëna konkrete, i kërkova SPAK…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka deklaruar sot se ata do të dorëzojnë ligj për rritjen e pagës minimale në 450 euro.Ai tha se VMRO DPMNE-ja dëmton ekonominë dhe në mënyrë joekonomike shpenzon buxhetin.“Ky paralajmërim dhe ndryshim i ligjit do të thotë se vendosim nen të ri në suazat e asaj se si formohet paga, do të thotë, me nenin e ri të ndryshimit, propozojmë paga të rritet për 12,3% kurse më tej metodologjia dhe përllogaritja të mbetet e njëjtë. Kjo do të thotë se paga prej marsit të vitit të ardhshëm do të nis nga kjo shumë që ne…
Largimi vullnetar i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës po konsiderohet shqetësues nga njohës të sigurisë dhe përfaqësues të subjekteve opozitare, derisa nga ministria e Mbrojtjes thanë se largimi nuk mund të ketë ndikim në operacionalitetin e FSK-së duke iu referuar shifrave të larta të rekturimeve. Gjatë këtij viti rreth 119 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, vullnetarisht e kanë lëshuar ushtrinë. Kështu kishte deklaruar ministri i Mbrojtjes gjatë raportimit para deputetëve në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Lidhur me këto shifra, partitë parlamentare opozitare, e ish-kryeinspektori i AKI-së, vlerësuan se ky është dështim i Qeverisë…
Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski sot mbajti fjalim në panelin dhe prezantimin e tij në Samitin e 20-të Evropian në Salzburg, kushtuar të ardhmes dhe reformave të Bashkimit Evropian. Veprimtaria e organizuar nga Instituti i Rajoneve të Evropës (IRE), Kongresi Evropian, me rreth 700 të ftuar dhe mbi 60 folës nga e gjithë Evropa, mbahet këtë vit për të 20-tën herë nën moton “BE: Nuk ka e ardhmja pa reforma”.Mickoski në Facebook ka bërë të ditur se në prezantimin e tij ka theksuar se e ardhmja e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në atë rrugë vendi ka bërë lëshime…

