Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dhënë një konferencë për media nga selia e kuqe, nën praninë e avokatit Genc Gjokutaj, përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, i cili u arrestua paraditen e sotme me urdhër të SPAK-ut.
Blushi u shpreh se e gjithë skena e arrestimit të Metës ishte një akt terrorist.
Sipas tij, e pse Meta ishte një person me imunitet e nën mbrojtje nga Garda e Republikës, kjo e fundit e ka “tradhtuar” kreun e Partisë së Lirisë.
Blushi shtoi se tashmë blutë e kanë “personale” me shqiptarët e ndershëm.
Sekretari i PL-së tha se blutë kanë dhunuar fizikisht Metës, e se akti i sotëm është një shpallje lufte ndaj opozitës.
“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist të pashembullt.
Sot në bashkëpunim me forcat, apo kriminalet nënuniformë, kryen një nga krimet më të pashembullta në republikën e Shqipërisë duke rrëmbyer ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-Presidentin. Edhe pse me imunitet dhe gjoja nën mbrojtje nga Garda, i tradhtuar edhe prej tyre, u rrëmbye nga dhjetëra kriminelë nën uniformë. Që nga ky moment e kanë personale me gjithë shqiptarët e ndershëm.
Kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm, banditë dhe kriminelë që mund ta bëjnë. Më e rëndë akoma është dhuna fizike që kanë ushtruar ndaj tij, duke kënaqur egon e Edi Ramës.
Akti i sotëm nuk është gjë tjetër veçse një shpallje tjetër lufte ndaj opozitës.”, tha Blushi.




