Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas arrestimit me urdhër të SPAK u transportua për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pas procedurave atje, kreu i PL-së, ish Presidenti i Shqipërisë më pas i shoqëruar me forcat e policisë është nisur drejt bllokut të Sigurisë tek Mine Peza.
Ilir Meta kishte njoftuar për një konferencë për media për në orën 13:40 dhe ishte duke udhëtuar drejt selisë së partisë së tij kur është arrestuar.
Bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, shkroi në rrjetet sociale se nuk është në dijeni se ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” – siç është raportuar në mediat në Shqipëri – e as për masën e sigurisë “arrest me burg” për Metën.




