Gazetarja Klodjana Lala ka komentuar arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, llir Meta, duke u shprehur se për të nuk ishte lajm i beftë.
E ftuar në studion e News 24, Lala tha se Meta ka pasur prej kohësh një gjuhë të ashpër ndaj SPAK-ut, ashtu sikurse Prokuroria e Posaçme ka 4 vite që po heton për disa çështje.
Lala shton më tej se fillimisht janë hetimet ndaj CEZ-DIA, e më pas janë e 3 çështje të tjera të ndara, duke u ndalur e tek hetimi pasuror.
Sakaq, gazetarja shprehet se ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, është me masë sigurie “detyrim paraqitje”, dhe dy persona të tjerë janë po kështu me masë sigurie.
“Nuk ishte lajm i beftë arrestimi i Ilir Metës. Meta prej kohësh ka pasur gjuhë të ashpër ndaj SPAK. Janë dhe persona të tjerë me masë sigurie. Me masë detyrim paraqitje është edhe Monika Kryemadhi, ish-bashkëshorte e Ilir Metës. Prokuroria ka 4 vite që ka nisur hetimet për disa çështje.
Së pari, hetimi ka qenë me aferën CEZ-DIA, ka qenë i dënuar për çështjen Kastriot Ismailaj dhe ka pasur persona të tjerë të hetuar. Janë tre çështje të ndara, që janë ndalur tek hetimi pasuror. Edhe nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e Ilir Metës”, tha gazetarja.




