Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjat. Raportohet se një automjet me targa AA 825 MI ka dalë nga rruga dhe pasi ka thyer shtyllën e tensionit të mesëm ka përfunduar në kanalin anësor tek shtylla e radhës. Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i shpejtësisë së lartë shtylla është këputur në mes duke ndërprerë energjinë elektrike të të gjithë zonës, ndërkohë që policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Korrespondenti i News24 raporton se…
Author: almakos
Ahmet Masha, është personi i cili u arrestua mbrëmjen e kësaj të diele (20 tetor) në Durrës, bashkë me ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja. Masha mësohet se është një person i njohur për autoritetet shqiptare dhe me precedentë penal. Ai është arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013 për kontrabandë mallrash në portin e Durrës. Masha bashkë me një grup personash të tjerë, u arrestuan për kontrabandë nafte dhe alkooli nga Mali i Zi në Durrës, e cila kryhej nëpërmjet tri anijeve të peshkimit, pronari i njërës prej të cilave ishte vetë ai. Sipas Policisë,…
Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me arrestimin e ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja mbrëmjen e sotme (20 tetor) në Durrës. Burime bëjnë me dije se socialisti dyshohet se ka qenë përdorues i aplikacionit SKY ECC dhe se ka pasur aty komunikime me personazhe të botës së krimit në Durrës. Ndërkohë, në një njoftim zyrtar për mediat, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur akuzat ndaj tij. Sipas SPAK, Çyrbja akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Mësohet se ndaj tij Gjykata…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një njoftim zyrtar për mediat ka zbardhur akuzat ndaj ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas SPAK, Çyrbja akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Mësohet se ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ka caktuar masen e sigurimit “arrest në burg”. Reagimi i SPAK Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot…
Modelja Klea Prenga, ka reguar sërish lidhur me vendimin e Gjykatës së Tiranës për dy motrat, Antonela dhe Marinela Berishaj, të cilat e shpërfytyruan me gotë qelqi disa muaj më parë në një restorant në Tiranë. Në seancën e 18 tetorit Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Mariela Berishajn nga “arrest me burg” që ishte, ndërsa la të pandryshuar masën “detyrim për paraqitje” për motrën e saj, Antonela Berishaj. Në një reagim në rrjetet sociale, Klea Prenga e ka cilësuar jo të duhur masën e sigurisë ndaj dy motrave, të cilat u dorëzuan në polici rreth…
Një 35-vjeçar grek dhe një 39-vjeçar shqiptar janë arrestuar ditën e djeshme (19 tetor) nga efektivët e Policisë në Selanik, për kultivim, trafik dhe posedim të lëndëve narkotike. Sipas mediave greke dhe raportimeve nga policia, në Selanik janë gjetur në një banesë 75 bimë kanabisi. Po ashtu, policia ka sekuestruar dhe disa pajisje të përdorura për kultivimin e tyre, pajisje për rrymë elektrike, llampa, termometra dixhitalë, higrometra, pajisje matëse PH, ventilatorë etj., si dhe 2 kamera sigurie pa regjistrues. Policia tha se janë sekuestruar 7 pako marijuane të papërpunuar me peshë totale 2,4 kilogramë, 2 pako me kanabis të përpunuar…
Kryetari i komunës së Likovës nga radhët e BDI-së, Erkan Arifi, në lidhje ndarjen e mjeteve për financim për komunat nga Qeveria, theksoi se kjo shpërndarje për kokë banori nuk është sipas metodologjisë së përshtatshme. Arifi tha se në komunën e Likovës janë ndarë mjete vetëm në bazë të numrit rezident dhe jo edhe për ato që nuk janë rezident si dhe nuk është marrë parasysh asnjë element tjetër. Ai shtoi se komunat me më pak territor kanë marrë mjete më shume sesa komuna e Likovës e cila i ka 244 kilometër katror territor. Erkan Arifi, kryetar i komunës së…
Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ka përplasur me motor një 27-vjeçar dhe e ka lënë të plagosur në mes të rrugës. Sipas mediave greke, i riu thuhet se nuk kishte patentë dhe leje drejtimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 pak ditë më parë në Selanik. Siç tha babai i 27-vjeçarit për protothema.gr, djali i tij është dashur t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtimin e këmbës, ndërsa ka plagë edhe në kokë. Sipas babait të viktimës, 27-vjeçari jeton në Holandë dhe ka ardhur në Greqi ditë më parë. Pasditen e së enjtes, ai doli për tu takuar…
Një person do të testohet për gripin e shpezëve pasi ka shfaqur simptoma dhe 4 të tjerë do të jetë nën mbikqyrje mjekësore. Kështu bëri të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, sa i përket të punësuarëe në Kopshtin Zoologjik në Shkup. Shtoi se menjëherë është organizuar takim urgjent ndërmjet përfaqësuesëve të Agjensisë së Veterinarisë, ëpidemiologëve të Qendrës së Shëndetit Publik dhe të Institutit të Shëndetit Publik.“Në atë takim u mor një listë me 16 persona të punësuar në kopshtin zoologjik dhe u nis menjëherë një studim epidemiologjik. Nga të dhënat që kam marrë nga epidemiologët, nga…
Kryetari i komunës së Likovës nga radhët e BDI-së, Erkan Arifi, në lidhje ndarjen e mjeteve për financim për komunat nga Qeveria, theksoi se kjo shpërndarje për kokë banori nuk është sipas metodologjisë së përshtatshme. Arifi tha se në komunën e Likovës janë ndarë mjete vetëm në bazë të numrit rezident dhe jo edhe për ato që nuk janë rezident si dhe nuk është marrë parasysh asnjë element tjetër. Ai shtoi se komunat me më pak territor kanë marrë mjete më shume sesa komuna e Likovës e cila i ka 244 kilometër katror territor.“Unë mendoj që nuk është mbas metodologjisë…
Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim. Mësohet se është arrestuar shtetasi Mario Çukaj., i cili kërkohej për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Sipas policisë, 42-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim. Ndaj tij Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Njoftimi i policisë Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur…
Një ditë më parë, 12 refugjatët nga Bangladeshi dhe Egjipi, të cilët ishin strehuar në kampin e Gjadrit, u rikthyen në Itali për shkak të vendimit të marrë nga Gjykata e Romës më 18 tetor, pasi justifikon se migrantët nuk vijnë nga vende të sigurta. Teksa ky vendim i Gjykatës së Romës ka sjellë përplasje midisi opozitës dhe mazhorancës në Itali, media greke “To Vima”, i ka kushtuar një artikull kësaj teme, teksa e lidh me situatën e migrantëve në shtetin e tyre. Sipas gazetës, kampet e ngritura në vendin tonë me paratë italine, janë “futur në mikroskopin e qeverisë…

