Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjat.
Raportohet se një automjet me targa AA 825 MI ka dalë nga rruga dhe pasi ka thyer shtyllën e tensionit të mesëm ka përfunduar në kanalin anësor tek shtylla e radhës.
Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Si rezultat i shpejtësisë së lartë shtylla është këputur në mes duke ndërprerë energjinë elektrike të të gjithë zonës, ndërkohë që policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.
Korrespondenti i News24 raporton se sipas të dhënave paraprake, dalja nga rruga ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej limiteve të lejuara.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes ndërsa grupi i avarive të OSShE ka nisur punën për rilidhjen e energjisë elektrike.