Ka nisur edicioni i tetë i Maratonës së Tiranës, që prej orës 09:00, nga sheshi “Skënderbej”, nga ku fillojnë nisën maratonën vrapuesit e parë në kategorinë “Marathon 42 km”.
Në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 4000 garues, të cilët do të vrapojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K”, 10 km, dhe “We Too” 5 km. Për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme.
Prej 8 vitesh, maratona është kthyer në një traditë për kryeqytetin. Ajo ka nisur në orën 09:00 dhe është parashikuar të zgjasë deri në 16:00. Gjatë këtyre fashave orare rrugët kryesore brenda unazës së mesme do të bllokohen, duke devijuar trafikun në akse të tjera.