Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, është shprehur se SPAK po punon në kushte të vështira pasi është sulmuar vazhdimisht nga politikanë dhe nga grupet kriminale.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, ai deklaroi se SPAK do të jetë në qendër të vëmendjes ditët në vijim.
“SPAK po punon në kushte të vështira për shkak të goditjeve nga zyrtarë të lartë që janë në proces apo që pritet të merren në hetim. Këtë e bëjnë edhe grupet kriminale. SPAK ka aleat deri tani punën, mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mos humbja e besimit në publik.
Numri më i madh i zyrtarëve të lartë, janë normalisht nga qeverisja dhe pak nga opozita sepse kanë kaluar shumë kohë kur ka qenë në pushtet.
Besimplotë që me gjithë sulmet ndaj SPAK, pranoj vërejtjet jo sulmet, SPAK do të jetë në qendër të vëmendjes. Një deputet i PS u mor nën përgjegjësi penale, priten dosje të tjera gjatë këtyre ditëve sepse po mbaron mandati dhe ata vetë kanë deklaruar se disa dosje të zyrtarëve të lartë janë të papërfunduar për shkak të letërporosive që janë dërguar në shtetet e tjera”, tha Hajdari.
Ndër të tjera ai tha se SPAK ka të nevojshëm bashkëpunimin e institucioneve të tjera të drejtësisë, por edhe garanci që duhet të vijnë nga partnerët ndërkombëtarë.
“Duan fonde bashkëpunim ndërkombëtar, bashkëpunim me BKH, garanci në punën e tyre. Kanë bërë thirrje disa herë që të ketë bashkëpunim. Është institucion që pa mbështetjen e institucioneve të tjera e ka të vështirë. Kjo mbështetje shpesh ka ardhur me pikatore, sipas SPAK-ut“, tha Hajdari.