Një 58 vjeçar në Dropull ka ndërruar jetë teksa po drejtonte mjetin e tij zetor, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Uniformat blu raportojnë se për shkak të dëmtimeve, 58 vjeçari ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në datë 17 tetor rreth orës 21:00, në fshatin Sopik.
Si pasojë e arrestit kardiak, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
“Më datë 17.10.2024, rreth orës 21:00, në fshatin Sopik, shtetasi 58 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.




