GJKKO ka caktuar datën e seancës paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie lidhur me aferën e dosjes “Partizani”.
Burime bëjnë me dije se seanca paraprake për Berishën pritet të zhvillohet më datë 24 tetor, ora 12:00. Mësohet se Flojera Davidhi do të jetë gjyqtare në seancën paraprake.
Sali Berisha është me masë sigurie arrest në shtëpi që prej Dhjetorit 2023, pasi refuzoi të zbatonte detyrimin e paraqitjes.
Kryetari i PD, së fundmi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv ndaj zyrtarëve të lartë në lidhje me hetimet e dosjes së ish-kompleksit sportiv “Partizani”.