Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi kanë vjedhur një karrocë për fëmijë dhe një motor.
Në pranga kanë rënë shtetasit B.K., 28 vjeç dhe E.S., 35 vjeç, të dy banues në Elbasan, të cilët janë dënuar më parë për plagosje të rëndë dhe prodhim e shitje të narkotikëve.
Në bashkëpunim, të rinjtë në datën 15 tetor vodhën motomjetin e karrocën për fëmijë në lagjen “5 Maji”.
Karrocën për fëmijë e gjetën në një një automjet, të cilit i kanë thyer xhamin për ta marrë.
Motomjeti ishte fshehur nga shtetasi E.S., 35 vjeç.
Sakaq, motori dhe karroca janë gjetur dhe sekuestruar nën cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Vodhën një motomjet dhe një karrocë për fëmijë, 2 ditë më parë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Të 2 të arrestuarit, të dënuar më parë për plagosje të rëndë/prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Gjenden dhe sekuestrohen motomjeti dhe karroca.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të dy kallëzimeve, për 2 raste të vjedhjes, në lagjen “5 Maji”, është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, shtetasve:
– B. K., 28 vjeç dhe E. S., 35 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 15.10.2024, në lagjen “5 Maji”, kanë vjedhur:
-1 motomjet, të cilin më pas e ka fshehur shtetasi E. S.;
-një karrocë për fëmijë në një automjet, pasi kanë thyer xhamin e automjetit.
Motomjeti dhe karroca u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.