Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga Qeveria për asnjë nga 20 projektet me të cilat ka aplikuar në shpalljen për ndihmë të komunave për realizimin e projekteve infrastrukturore. Edhe projektet e komunës së Strumicës, Sarajit dhe Tearcës janë refuzuar për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet.
Në shpalljen e Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte. Komisioni vlerësues i përbërë nga përfaqësues të gjashtë ministrive përkatëse vlerësoi se kushtet janë plotësuar nga 77 komuna dhe do të financohen 274 projekte. Vlera totale e projekteve është 65 milionë euro.
Përzgjedhja e projekteve kaloi ditën e djeshme në seancën e qeverisë dhe tashmë komunat do të marrin para nga buxheti i shtetit në faza gjatë zbatimit të projekteve.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, thotë se Qeveria e ka bërë zgjedhjen në bazë të projekt propozimeve të paraqitura nga gjashtë ministritë e linjës.
Data 08.09.2026
Aktuale
- Të shtëna në hyrje të Haraçinës, plagoset me armë zjarri një 48-vjeçar
- Arrestohet 60-vjeçarja në Tetovë, dyshohet se rrahu nusen e djalit
- BE: Tronditëse pamjet nga funerali i Mlladiqit në Beograd
- Arrestohet 48-vjeçari nga Tetova, dyshohet se publikoi video intime dhe shantazhoi ish-partneren për para
- Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë 1 punonjës i bashkisë Tropojë, dy të plagosur
- VLEN: Maqedonia e Veriut po bëhet destinacion më i mirë për investime
- “Qeveria, e përfshirë në trafik armësh”, Denoncimi i Arben Ahmetajt, Këlliçi: Ron Yeffeti i KAYO pranon se është punësuar për punët e pista! Rama dhe Nufi të japin dorëheqjen, SPAK të hetojë
- Ahmeti për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut: Ta ruajmë atë që kemi ndërtuar së bashku




