Uniformat blu kanë dhënë detajet paraprake lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së sotme, ku një punonjës i Gardës ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.
Sipas bluve punonjësi i identifikuar me iniciale H.H., 37 vjeç, i ka qëlluar vetes me armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e 37 vjeçarit, e cila ndodhet në zonën e Qytet Studenti, këtu në Tiranë.
Sakaq, ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




