Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka deklaruar se nuk ka asgjë kundër që pr/ligi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet në Komisionin e Venecias. Mexhiti nuk tregoi se çfarë do të përfshijë ligji, ndërsa tha se duhet të kihet kujdes në kategorinë kushtetuese të përfaqësimit të drejtë.
“Çfarë do të përmbajë, nuk mund të themi, por mund t’iu them që do të ketë debat publik, ku do të përfshihen në mënyrë inkluzive akademikë nga të gjithë universitetet, profesionistë nga kjo sferë, të gjithë në funksion që të jetë zgjidhje më e mirë, afatgjate dhe zgjidhje që nuk do të mund nesër ose pasnesër të kontestohet nga dikush. Dmth duhet të kemi kujdes në kategorinë kushtetuese përfaqësim i drejtë, por njëkohësisht të mos vijmë ndesh me Kushtetutën dhe nesër pasnesër të na ndodhë kjo situatë”, ka deklaruar zv/kryeministri Izet Mexhiti.
Data 08.09.2026
Aktuale
- Policia shqiptare vihet në kërkim të Edi Kuçit: Duhet të sqarohet, tha se ishte konflikt i thjeshtë
- BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë – shqiptarët vetëm 7,51% e përfituesve të bursave sportive
- Ali Ahmeti për 35-vjetorin e Pavarësisë: Ta ruajmë atë që kemi ndërtuar së bashku
- Filipçe për 8 Shtatorin: Detyra e brezit tonë është të ndërtojmë një shtet evropian ku të rinjtë do të duan të qëndrojnë
- Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
- Gashi uron “8 Shatorin”: Shteti ndërtohet çdo ditë, me institucione funksionale dhe barazi për të gjithë
- Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritet
- VMRO-DPMNE: Ta ndërtojmë Maqedoninë me vepra dhe t’ua lëmë më të fuqishme brezave që vijnë pas nesh




