Uniformat blu kanë arrestuar një 22 vjeçar, i cili ishte protestues në mosbindjen civile të opozitës në datë 7 tetor 2024, për shkak se ka hedhur molotovë. Në pranga është vënë i riu, Klodian Bajrami, 22 vjeç, banues në Peshkopi. Ai akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Peshkopi, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi…
Author: almakos
Një 32 vjeçar në Shkodër ka denoncuar mëngjesin e sotëm pranë policisë se mbrëmjen e djeshme (10 tetor) është kërcënuar me armë zjarri nga dy persona. Sipas denoncimit të tij, dy persona të cilët po qarkullonin me motomjet, kanë ndaluar para tij dhe i kanë drejtuar armën e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në pedonalen e Shkodrës. Denoncimi i këtij rasti është bërë mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 nga shtetasi A.B., 32 vjeç. Sakaq, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje dhe deri më tani dyshojnë për dy shtetas, por nuk kaë dhënë informacione të mëtejshme për arsye…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i foshnjave të vdekura në vend ka shënuar rënie që nga viti 2014. Në vitin 2014, numri i foshnjave të vdekura ishte 233, ndërsa në vitin 2016, kanë vdekur më shumë foshnja, pra 273. Numri i foshnjave të vdekura në vitin 2023 është reduktuar në 30 të vdekur, 17 meshkuj dhe 13 foshnje femra.Gjithashtu, numri i të porsalindurve në vitin 2023 është ulur me 7.4 për qind, krahasuar me një vit më parë 2022. Siç njofton ESHS, gjatë vitit të kaluar 2023 kanë lindur 14 fëmijë nga nëna nën moshën 15…
Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Admir Tutajt, për zbutje të masës së sigurisë ndaj tij. Ky vendim është marrë nga gjyqtarja Saida Dollani, e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO-së. Admir Tutaj u ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri më 19 shtator 2024, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet vendase për tre vepra penale. GJKKO kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.…
Një numër i madh i qytetarët janë larguar nga vendi për shkak fundjavls së zgjatur. Turma dhe frekuencë e madhe e automjeteve është vërejtur mëngjesin e sotëm në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Bllacë.Sipas pamjeve nga video kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, radha e automjeteve që prisnin në pikat kufitare ishin të dukshme. Turma priten edhe të dielën. MARKETING
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës së 7 tetorit. Prokuroria kërkoi arrest në burg me pretendimin se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës. Bushkolaj akuzohet për largim nga vendi i qëndrimit, për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone me zjarr. Ditën e enjte u lanë në arrest shtëpie me kërkesë të prokurorisë dy protestuesit e tjerë Xhevahir Rrushi dhe Gentian Tuga.
Një zyrtare policore është plagosur sot nga një zyrtar tjetër policor, në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar IPK dhe ka bërë të ditur se incidenti dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht. Polici i dyshuar është suspenduar, ndërsa policja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. “Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës për një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore…
Aktivistja Edlira Çepani, ka reaguar pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44 vjeçare. Përmes një postimi në rrjete sociale, Çepani ka prekur me fjalët e saj të ndjera për bashkëshortin. Fillimisht ajo ka falënderuar çdokënd që i ka qëndruar pranë në këto ditë të vështira. “Sa ë shumë kalojnë ditët nga ikja jote Gert, dhimbja duket se rritet në këtë realitet të ri, pa ty fizikisht mes nesh…por dashuria dhe mbështetja e pafund njerëzve që të kanë dashur ty, është një mbështetje e madhe për ne!”, shkruan Çepani. Ajo shton…
Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e taksistit më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut nga katër gjeorgjianë. Teksa janë shpallur në kërkim katër autorët, është mësuar skema se si ata arritën të grabisnin taksistin. Dy prej gjeorgjianëve kanë shkuar me motor tek makina e taksistit, ndërsa dy të tjerë i kanë pritur me makinë në zonën e stadiumit “Dinamo”. Pasi ata kanë kryer grabitjen, autorët kanë shkuar tek makina dhe kanë braktisur motorin tek stadiumi “Dinamo”. Më pas makina me katër gjeorgjianët është larguar në drejtim të paditur. Uniformat blu kanë sekuestruar motorin, i cili rezulton të jetë…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth 35 minuta. Gazetari Igli Çelmeta raporton se ish-deputetit i është komunikuar ditën e sotme akuza e “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj dhe ka qenë nën shoqërinë e avokates së tij. [embedded content] Pas daljes së tij nga SPAK, ai nuk dha asnjë deklaratë për gazetarët, por u shpreh se këta të fundit duhet t’i drejtohen Prokurorisë së Posaçme për informacione. Ish-deputeti socialist shtoi se do të paraqitet në organin hetues sa herë ta thërrasin. Akuza e “Shpërdorimit të detyrës”, lidhet me kohën që mbante detyrën…
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme pasi ditë më parë u publikuan audio-incizime të komunikimit të kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është paparë të nisë në ora 12:00. Kërkesën për debat e ka bërë kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiti, ndërkaq me mbështetjen e 42 deputetëve ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Ndryshe, edhe të enjten në vazhdimin e një seance të rregullt pati replika të ashpra në mes…
Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Distributed”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe mjete që sherbëjnë për paketimin e saj, si dhe u arrestua në flagrancë 31-vjeçari që i posedonte. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve gjatë kontrolleve intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara nga intaligjenca policore se një shtetas shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të…

