Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth 35 minuta.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se ish-deputetit i është komunikuar ditën e sotme akuza e “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj dhe ka qenë nën shoqërinë e avokates së tij.
Pas daljes së tij nga SPAK, ai nuk dha asnjë deklaratë për gazetarët, por u shpreh se këta të fundit duhet t’i drejtohen Prokurorisë së Posaçme për informacione.
Ish-deputeti socialist shtoi se do të paraqitet në organin hetues sa herë ta thërrasin.
Akuza e “Shpërdorimit të detyrës”, lidhet me kohën që mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës së Durrësit.
Kujtojmë që ditën e djeshme (10 Tetor), Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, me pretendimin se ishte i sëmurë dhe se duhet të fokusohej tek shëndeti i tij.
Ai hoqi dorë nga mandati dy ditë pasi SPAK më 8 Tetor, e mori në pyetje për gati 5 orë.