Uniformat blu kanë arrestuar një 22 vjeçar, i cili ishte protestues në mosbindjen civile të opozitës në datë 7 tetor 2024, për shkak se ka hedhur molotovë.
Në pranga është vënë i riu, Klodian Bajrami, 22 vjeç, banues në Peshkopi.
Ai akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Peshkopi, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.




