Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka cilësuar skandaloz, puro politik dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ademi ka thënë se Gjykata Kushtetuese në vend se të jetë gardian kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, sjellin vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën, me Marrëveshjen e Ohrit, me parimin e MO-së – përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë.
Ademi shtoi se ky vendim, e rrënoi postulatin kryesor të Marrëveshjes së Ohrit dhe na ktheu para vitit 2001.
“Që nga sot e tutje, me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, bien poshtë kuotat për përfaqësim gjatë punësimit. Pra, nga dita e sotme askush nuk do t’u kërkojë qytetarëve deklaratë për përkatësinë etnike. Pra nuk është vendim që ka të bëjë me shfuqizim e ‘balancuesit’, është shumë më shumë se aq”, ka deklaruar Arbër Ademi.
Data 08.09.2026
Aktuale
- Melinda ‘trazon’ rrjetin, shfaqet ‘zjarr’ nga pushimet
- Dashuria e veçantë e Remzie Osmanit për Gëzimen, kënga e re duket si dedikim për të
- Mbyllet dita e 100 e protestës kundër qeverisë, qytetarët paralajmërojnë vijimin e qëndresës: Rama jep dorëheqjen
- Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, bllokohen 270 mijë pasagjerë, anulohen mbi 2 mijë fluturime
- “Do të relaksohet kur sakatohet Shqipëria. U zhdukën mbi 3 mln euro verë”, Ahmetaj kritika të ashpra për Ramën për kopshtin e Edenit: Mori peshq të kuq nga Japonia
- A është ky provokimi i radhës? Kryetari i Gazi Babës urdhëron: Çdo të hënë nxënësit do ta nisin mësimin me himnin maqedonas
- Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!
- “Të dua përjetë”: Motra e Laurent Krasniqit kujton me mall bisedën e fundit me vëllain e ndjerë




