Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një grua 37 vjeçare ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën e saj për shkak të komplikacioneve shëndetësore të hasura.
Gazetari Igli Çelmeta nga News 24 raporton se gruaja e identifikuar B.Deliu ka humbur jetën ditën e djeshme (7 tetor), në orën 7 të mëngjesit.
Bëhet me dije se 37 vjeçarja ka qenë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ditën e shtunë (5 tetor), por fatkeqësisht foshnja e saj kishte ndërruar jetë ende pa lindur (në bark).
Më pas kanë nisur komplikacionet e shëndetit të 37 vjeçares e cila nga materniteti është dërguar menjëherë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por ndërroi jetë ditën e djeshme.