Një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, policia ka arrestuar një person, ndërsa në kërkim janë shpallur 9 persona, mes tyre edhe ish komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.
Ndërkohë raportohet se janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre shtetas të mitur, të cilët ishin pjesë e akteve të kundërligjshme gjatë protestës.
Kujtojmë që një ditë më parë, policia e shtetit njoftoi se nga protesta e opozitës mbetën të plagosur 10 efektivë.
Ndërkohë pas protestës, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha reagoi duke thënë ndër të tjera se një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme.