Ilir Proda ka marrë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Prezantimi i tij u bë nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Në fjalën e tij, Proda u zotua se do të mbajë me nder flamurin e Policisë së Shtetit, teksa parashtroi se do të mbrojë rendin, sigurinë publike dhe garantimin e zbatimit të ligjit. “I nderuar zoti ministër i brendshme, në këtë çast solemn të veprës së të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti, për gjakun e punonjësve të policisë të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër…
Author: almakos
“Është një audioregjistrim ku janë urdhrat e komandantit të Gardës para se të ndodhnin vrasjet, gjatë vrasjes dhe pas vrasjes. Dëgjohen të gjitha komunikimet në radio, është kanali ku kanë përdorur drejtuesit e Gardës. Përmes kësaj kasete behet e qartë që jo vetëm ka pasur komunikim, por komunikime mes drejtuesve të gardës, është një komunikim rutinë që bëhet mes tyre, është një material 34 minuta. Janë komunikimet në momentin e vrasjeve. Momenti që kanë fiksuar njerëzit kur ndodhi vrasjet, është vetëm 7 sekonda. Brenda 7 sekonda jepet urdhri për të hapur zjarr dhe në sekondën e 7 jepet urdhri të…
Seanca gjyqësore ndaj vrasësit serial të grave, Dan Hutra, është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e një anëtareje të trupit gjykues. Nga kafazi prej xhami, Dan Hutra u është drejtuar mediave duke u thënë: ‘Mos gënjeni shumë”. Dan Hutra, një ish-i dënuar për vrasjen e gruas në 2007, kreu dy vrasjet e para në orën 12:30 të mesditës së 1 marsit 2022 në Kodër Kamëz. Një person me precedentë të shumtë penalë, i cili sapo ishte liruar nga burgu. Por mesa duket ai nuk kishte reflektuar pas krimeve të rënda që kishte kryer, duke shkaktuar një masakër. Ai vrau në…
Zjarri që ka rënë dje në orën 01:50 në një depo në bodrumin e një objekti banesor në Çair është shuar. “Për momentin zjarri është shuar plotësisht, por ende do të përcaktohet gjendja e pjesës së djegur të objektit dhe gjendja e banesave në ndërtesë”, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarri që ra dje në Çair bëri që mbi 30 persona të kërkojnë ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të tymit. Ministria e Brendshme ka deklaruar se po merren masa për zbardhjen e rastit. MARKETING
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili i quajti “humor dhe satirë” kërkesën e BDI-së për veting.“Ta shohim humorin se si do të shkojë. Filma të Hollivudit nuk bëjë unë këtu, dhe nuk jam skenarist i Hollivudit. Le të urdhërojnë, i bëjmë të gjitha”, deklaroi Ahmeti, i cili përveç vetingut, kërkon që të hetohet edhe privatizimi që nga vitet e ’90-ta, ku sipas tij janë diskriminuar shqiptarët në vazhdimësi. MARKETING
Kirurgu Arben Gjata, i cili ka kryer operacionin ndaj kryeministrit Edi Rama në hernien ingunale, ka dhënë detaje lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale. Në një prononcim për Neës24, mjeku është shprehur se gjendja e kryeministrit është stabël, por sonte do të duhet ta kalojë natën në ambientet e spitalit Nënë Tereza. “Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël. Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh ai.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se qëndrimet e Frontit Evropian po zbuten dhe nga retorika për destabilizim, tani ata kaluar në qëndrime më të buta, dhe po paralajmërojnë protesta.Ai tha se është de drejtë demokratike të protestohet, ndërsa BDI-së, tha se i dëshiron ditë të mira në opozitë ku pret që të reformohen.“Po ashtu të reformohen edhe me kuadro, me kuadro të reja, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme do të dalin me qasje tjetër nga ajo që e kemi parë më tepër se 20 vite, qasje ku qëllimi kryesor ka qenë sa më shumë të vidhet”, tha Mickoski,…
VOLTIZA DURO/ Deri 7 tetor 2024 maturantët që kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e dytë dhe janë shpallur fitues, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit pranë IAL, me dokumentacion në sekretaritë mësimore, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet. Brenda datës 16 tetor 2024, RASH përcjell në QSHA, në format shkresor dhe elektronik, regjistrimet përfundimtare të raundit të dytë, me të dhënat e përcaktuara në pikën 7, germa “H”, kreu II të udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023. Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë të çregjistrohet në datat 8-9 tetor…
Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një banese në Krujë. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1 të Krujës, në një pallat që ndodhet pas bashkisë së qytetit. Banesa ku ka shpërthyer lënda plasëse është e shtetasit Bektash Kani, me profesion roje. Kani ka deklaruar se nuk ka probleme me ndonjë person. Sipas tij e njëjta gjë vlen dhe për dy djemtë e tij, duke deklaruar kështu se janë njerëz pa konflikte. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, javën e ardhshme do të realizon vizitë zyrtare në Shqipëri dhe Serbi. Javën e ardhshme më 11 dhe 12 tetor, Presidenti turk pritet që të vizitojë Tiranën dhe Beogradin, ndërsa për këtë vizitë të Erdoganit nuk janë dhënë detaje shtesë. MARKETING
Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme lidhur me dosjen e “21 janarit”. Ai është thirrur nga SPAK për të dhënë sqarime për një material audio. Bëhet me dije se në këtë material shfaqen komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës së 21 janarit. Kujtojmë që pak muaj më parë, Gjykata e Lartë vendosi që ‘21 janari’ të hetohet nga SPAK, i cili është i detyruar të regjistrojë procedimin. Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme një dollar do blihet me 88.9 lekë dhe do shitet me 90.2 lekë. Një euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.6 lekë dhe do shitet me 105.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

