Kirurgu Arben Gjata, i cili ka kryer operacionin ndaj kryeministrit Edi Rama në hernien ingunale, ka dhënë detaje lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale.
Në një prononcim për Neës24, mjeku është shprehur se gjendja e kryeministrit është stabël, por sonte do të duhet ta kalojë natën në ambientet e spitalit Nënë Tereza.
“Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël. Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh ai.



