Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot e ka vizituar Spitalin Klinik të Tetovës, ku ka inspektuar investimet që janë bërë në 100 ditët e para të punës së tij si ministër. Taravari tha se në Spitalin Klinik të Tetovës janë bërë investime të shumta, si dhe njëkohësisht siç theksoi ai veçse kanë filluar që t’i mendojnë edhe planet për vitin e ardhshëm. Ndërkaq, paralajmëroi edhe për ndërtesë të re, por për këtë të fundit tha se do ta promovojnë kur ta kenë gati projektin si dhe buxhetin. Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë “Ashensorët janë vërë në funksion, përveç njërit që…
Author: almakos
Gjithsej 43 persona janë hospitlaizuar pas zjarrit në një ndërtesë në Çair, që shpërtheu sot në mëngjes. Në Klinikën për toksikologji janë pranuar 31 pacientë, pesë prej të cilëve janë mbajtur për mjekim spitalor. Në Klinikën e fëmijëve janë pranuar 12 fëmijë, dy prej të cilëve janë mbajtur për mjekim. Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile. Siç informoi për MIA-n drejtori i Klinikës për toksikologji, Andon Çibishev, atje sot ka pasur 31 pacientë, pesë prej të cilëve janë mbajtur për mjekim spitalor. “Prej orës 3:30 pas mesnate, deri në orën 14:00, në klinikën tonë kaluan 31 pacientë, pesë prej…
Arben Taravari ministër i Shëndetësisë dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, gjatë vizitës së sotme në Spitalin Klinik në Tetovë shfaqi shpresë se për gjashtë muaj mund të fillojnë bisedimet me BE-në. Tha se shpresën e bazon për shkak të qëndrimit të tillë të përbashkët në Qeveri. “VLEN përsëri insiston se Maqedonia duhet të fillojë bisedimet, Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së. Thamë një afat prej gjashtë muajve, që VLEN do të bëjë gjithçka për të nisur negociatat. Është mirë që filloi Shqipëria, por është keq që u ndamë. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë gjithashtu se në anën…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paraqitur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme për të lënë në dispozicion celularin e tij pas mesazheve kërcënuese që i mbërritën atij në aplikacionin Signal disa ditë më parë. Ai mbërriti në SPAK në orën 15:00, pas padisë së bërë nga vetë Bardhi lidhur me çështjen. Ai e denoncoi publikisht rastin, teksa publikoi mesazhin e dërguar në platformën “Signa”, ku përmendet emri i Ervis Martinaj, nga një username si “Mbreti Zog”. Bardhi është shprehur se mesazhet janë një tentativë për ta intimiduar për shkak të detyrës së tij si deputet…
Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore e vrasjes së ish-policit Santiago Malko, ku të pranishëm janë nëna e tij dhe kreu i klanit “Duka”, Leonard Duka. Nëna e viktimës është drejtuar ndaj Dukës: “O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, si del aty?” Nga ana tjetër, Leonard Duka është shprehur se nuk do të flasë nëse nuk njihet me aktet fillimisht. Kjo kërkesë e tij është cilësuar e padrejtë nga Prokurori i çështjes Behar Dibra, i cili u shpreh në seancë: “E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne rame dakord seancën e kaluar që…
Një 48 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Pikën Kufitare të Morinës, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria, pasi një vit më parë ka plagosur një person me armë zjarri, me qëllim vrasjen e tij. Në pranga ka rënë shtetasi F.K., 48 vjeç, banues në Durrës. Në vitin 2023, ai ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit F.Sh., pas një konflikti me motive të dobëta, por nga të shtëna nuk kishte të dëmtuar. Gjykata e Durrësit caktoi ndaj 48 vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja…
Fronti Europian sot ka nisur fushatën opozitare me konferencën: 100 ditë skandale, nënçmime, poshtërsime, dështime. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Fronti Europian është përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe komuniteteve. “Ne jemi shtet me marrëdhënie të brishta. Prandaj siç kanë investuar partitë politike shqiptare për 20 vite për marrdhënie të të mira etnike, kështu duhet të veprojnë të gjithë partitë politike maqedonase dhe jo të fitojnë zgjedhje përmes nacionalizmit”, tha Ahmeti. MARKETING
Përkatësia etnike është mënyrë jetese. Përkatësia etnike është dashuri për gjuhën, ëndrra dhe mendime për gjuhën që ke. Prandaj ne do ti ndalim këto qëllime ogurzeza. Sepse në qoftë se përkatësia etnike na qenka ndjesi atëherë gjykata kushtetuese paska të drejtë ta rrëzojë një ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ne nuk e kemi qëllim pushtetin. Ne nuk jemi histerik për pushtet. Ne nuk vijmë te pushteti. Ajdeni ju te ne. Ta bëjmë frontin tamam kuptimplotë e t’ia tregojme vendim Hristijan Mickoskit duke ia treguar linjat e kuqe se ku si dhe ku ka të drejtë të mirret me…
Tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë ka ngjallur reagime të mëdha në opinion. Të martën, Ministria e Mbrojtjes ka dal me një reagim ku ka sqaruar ushqimi për ushtarët mbetet i njëjti siç ishte i kaluari, veçse kuzhinierët janë huazuar nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues. Më poshtë gjeni edhe fotografitë ku shihet ushqimi që i është servuar ushtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë gjatë ditës së mërkurë [sot]. Aty vërehet se sot iu është shtuar supa dhe sallata por që mungon pema, ëmbëlsira dhe një pije që zakonisht iu shërbehen. Ndryshe, që…
Gazment Bardhi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme me Anti-Korrupsion pas denoncimit për mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt. Kreu i Grupit të PD-së është thirrur në SPAK në orën 15:00. Bardhi ka zbuluar SMS që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK të hetojë. Gazment Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”. “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar…
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin e saj për 32 të pandehur, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë përfshirë në grup të strukturuar kriminal lidhur me narkotiket. Vendimi është dhënë për të pandehurit Anxhela Shehu, Ardian Kastrati, Armand Kociu, Denardo Dervishi, Erjon Kalemi, Ervin Llana, Fadil Demaj, Fejzo Mecai, Fiodor Runaj, Hadër Rudaj, Hetem Velaj, Landi Shehu, Marjano Beta, Miço Bushi, Nasip Llana, Servan Kërbizi, Sokol Beqiraj, Valmir Polisi, Xhavit Filja, Abedin Llajaj, Aldo Tushaj, Aleks Meçorapaj, Ardit Petraj, Ervin Begaj, Hyrjetë Runaj, Kastriot Lalaj, Klodjan Delaj, Leonidha Koçiaj, Marjus Tartaraj, Mikel…
Një delegacion parlamentar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi prej sot deri më 5 tetor do të qëndrojnë në Ankara, Turqi. Në përbërje të delegacionit, siç informoi shërbimi për shtyp qeveritar, me Bejxhan Ilas, kryetar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë; anëtarët e këtij grupi parlamentar: Nikolla Micevski dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku; si dhe deputetët Oliver Spasovski dhe Bekim Sali. Sot delegacioni nga Kuvendi i Maqedonisë do të ketë takim me prof. dr. Erol Ozvar, kryetar i Këshillit të Arsimit të Lartë. Për nesër, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, është planifikuar takim…

