Author: almakos

“Koalicioni ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është vendosur në kushte shumë të mira . Nuk do të më befasojë dhe pres që në periudhën e ardhshme BDI-ja sigurisht të jetë pjesë e Qeverisë”. Kështu  thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski.  I pyetur se pse LSDM shpesh del me qëndrimin se BDI e ndihmon VMRO-DPMNE-në në miratimin e disa zgjidhjeve ligjore, Spasovski thotë se kjo është e vërtetë dhe përmend rastet kur deputetët e BDI-së i kanë dalë në ndihmë VMRO-së. OLIVER SPASOVSKI, KOORDINATOR I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSDM-SË “BDI-ja e…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit shpall thirrje publike për subvencionimin e biçikletave të blera. Për këtë rast ata informuan se nga buxheti i qytetit janë ndarë 2.800.000 denarë, ndërsa subvencioni do të jetë sa gjysma e çmimit të biçikletës, por jo më shumë se 4.000 denarë. Sipas buxhetit të planifikuar, sqarohet se do të ketë para për 700 qytetarë, ndërsa thirrja është e hapur deri më 31 tetor. QYTETI I SHKUPIT “Për të rimbursuar një pjesë të shpenzimeve dhe për të vërtetuar se janë plotësuar kushtet për pjesëmarrje në thirrjen publike, aplikanti është i detyruar të paraqesë kërkesën e kompletuar për subvencionim…

Lexo më Shumë

Një 47 vjeçare ka pësuar aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin ditën e sotme, pasi humbi kontrollin mbi automjetin që drejtonte. Raportohet se gruaja është përplasur me bordurën anësore të rrugës, e cila ishte e shoqëruar nga një person tjetër si pasagjer. Pasagjeri është transportuar drejt Spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të pësuara nga aksidenti. Sakaq, uniformat blu ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Lexo më Shumë

VLEN ka sjellur energjinë dhe dëshirën për punë e cila ka munguar me vite në pushtetin qendror. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në shënimin e 100 ditëve të kësaj Qeverie.“Ne kemi përveshur mangët për ta prekur me punë çdo vendbanim shqiptarë të harruar nga e kaluara. VLEN është pranë çdo qyteti dhe fshati shqiptar, është pranë zhvillimit të mirëqenies së qytetarëve. Ne nuk jemi vetëm koalicion, jemi një familje e cilat po punon çdo ditë me mundin më të madhë për të përmirësuar jetesën e shqiptarëve.Sot jemi krenarë për atë se çka kemi arritur në 100…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, në 100 ditët e Qeverisë, nënvizoi se VLEN ka treguar një dallim të dukshëm në këto 100 ditë.” Dikujt që nuk i mjaftuan as 22 vjet për ta bërë një punë të mirë, ndërsa neve nuk na duhen më shumë se 100 ditë që ta bëjmë dallimin”, deklaroi Ibrahimi.Prioritetet e VLEN për të ardhmen përfshijnë reformën në administratën publike, tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor. Ndër të tjera, Ibrahimi shpjegoi themelimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave si një hap të domosdoshëm për avancimin e intelektualëve shqiptarë.“Së pari të shpjegojmë se bëhet fjalë për akademi…

Lexo më Shumë

Para 100 ditëve nisi një epokë e re! Një epokë ku askush më nuk e ndjen peshën e padrejtësisë, ku asnjë familje shqiptare nuk ndjehet se s’ka të ardhme. Bashkë, ne po ndërtojmë këtë të ardhme! Një të ardhme ku fuqia qëndron në duart e popullit. Kjo u tha nga ana e kryetarit të ASH-së dhe ministër i shëndetësisë Arben Taravari me rastin e 100 ditëshit të parë të Qeverisë së re, pjesë e së cilës është koalicioni shqiptar “VLEN”. Taravari nga SHBA-të, ku merr pjesë në Asamblenë e 79-të të OKB-së, përmes një video lidhjeje, theksoi se klikës 22…

Lexo më Shumë

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, do të festonte ditën e sotme 58 vjetorin e lindjes. E bija e tij, Fiona Nishani, ka ndarë me ndjekësit një dedikim prekës për të atin, i cili ndërroi jetë dy vite më parë. Përmes një story në Instagram, ajo shkruan për mallin që ka për babin e saj, teksa ka ndarë dhe një foto të tyre së bashku. “Më mungon më shumë se kurrë! Sot do festonim 58 vjetorin tënd!”, shkruan Fiona Nishani. Kujtojmë se Bujar Nishani u nda nga jeta në maj të vitit 2022, pas agravimit të sëmundjes autoimune në…

Lexo më Shumë

Mos të shqetësohet Spasovskin dhe LSDM, ne nuk ua marrim BDI-në, së bashku nga opozita do të shohin se si do të ecë përpara Maqedonia, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së pas deklaratës së ish ministrit të MPB-së Oliver Spasovskit se pret që BDI të bëhet pjesë e qeverisë. “LSDM nuk di më çfarë të bëjë. Tani janë më të dobët se në zgjedhjet e fundit. Rënia e LSDM-së është një proces që ka nisur dhe nuk ka kthim prapa. Spasovski në vend që të fshihet diku dhe të turpërohet sepse ka qenë ministër në MPB me numrin më të madh…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti në 100 ditëshin e Qeverisë, tha se Gjykata Kushtetuese për fat të keq është shndërruar në instrument të politikës ditore dhe proceseve destabilizuese.Ai tha se iniciativat një kohë të gjatë kanë qëndruar në sirtar dhe tash i nxjerrin në pah.Mexhiti tha se në këto 100 ditë është punuar në mënyrë intensive për të zbardhur rastet e korrupsioni.“Në këtë 100 ditësh në mënyrë intensive është punuar për ta bërë rotacion politik dhe këtë rotacion politik, kanë punuar në mënyrë intesive për të zbardhur rastet e korrupsionit dhe mendoj se dalëngadalë këto raste do të zbardhen dhe nuk do…

Lexo më Shumë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Pukë. Mësohet se një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë në fshatin Iballë. Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur jetë në vendin e ngjarjes. Viktimë e këtij aksidenti është shtetasi Geg Prend Kola, 40 vjeç. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Eksponentët e BDI-së, pas mbledhjes së djeshme vërshuan rrjetet sociale me pyetjen: A jeni gati?. E se për çfarë bëhet fjalë me siguri do të mësohet në ditët në vijim.Por sot, gjatë prezantimit për arritjet e 100 ditë të Qeverisë, zv/kryeministri Izet Mexhiti, u pyet se: A janë gati dhe si e komenton këtë fushatë të BDI-së.“Përderisa ende BDI shkon me mend e Artan Grubit, nuk i ka punët mirë”, u përgjigj shkurt Mexhiti, raporton SHENJA. MARKETING

Lexo më Shumë

Pasi deputeti demokrat Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg, Partia Demokratike ka deklaruar se marrëdhëniet institucionale me Kuvendin nuk do të jenë normale. I ftuar në News24, deputeti Luan Baçi deklaroi se po diskutohen shumë opsion për qëndrimin që do të kenë, ku mes tyre është edhe ngujimi në Parlament. “Mënyra si do qëndrojnë ne në parlament nuk mund ta vendosim as ne këtu në studio as diku tjetër. Do të jenë vendimet e grupit parlamentar, opsionet janë nga më të ndryshmet. Do gjendet një konsensus, një mënyrë që është më e mundshmja, më rezultativja dhe më e…

Lexo më Shumë