“Koalicioni ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është vendosur në kushte shumë të mira . Nuk do të më befasojë dhe pres që në periudhën e ardhshme BDI-ja sigurisht të jetë pjesë e Qeverisë”. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski. I pyetur se pse LSDM shpesh del me qëndrimin se BDI e ndihmon VMRO-DPMNE-në në miratimin e disa zgjidhjeve ligjore, Spasovski thotë se kjo është e vërtetë dhe përmend rastet kur deputetët e BDI-së i kanë dalë në ndihmë VMRO-së.
OLIVER SPASOVSKI, KOORDINATOR I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSDM-SË
“BDI-ja e ndihmon shpesh VMRO-DPMNE-në, jo se LSDM-ja shpesh del me qëndrime të tilla. Ne i shohim lëvizjet në Kuvend dhe në bazë të asaj që po bëhet, dalim me ato qëndrime. Ju kujtohet se kryeministri Mickoski dhe VMRO-DPMNE, pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë thanë se BDI është e kaluar në politikën maqedonase dhe se nuk pyeten për asgjë dhe nuk vendosin. Një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë e mbështetën VMRO-DPMNE-në pikërisht për këtë qasje ndaj BDI-së”.
Spasovski tha se VMRO dhe BDI kanë bashkëpunuar jo vetëm pas formimit të qeverisë, por edhe para se të votohej ajo.
OLIVER SPASOVSKI, KOORDINATOR I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSDM-SË
“Edhe para se të formohej kemi pasur takimin e parë të suksesshëm dhe bashkëpunimin apo negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që kanë ndodhur në legjislativ. Ato kanë të bëjnë me mbështetjen e Ligjit për Organizimin e Organeve të administratës shtetërore. Hera e dytë është votimi i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, i cili duhet të miratohet me shumicë prej dy të tretash, i cili rrënon plotësisht rendin kushtetues në vend”.
I pyetur se pse ligji i Branitellëve nuk u miratua në kohën kur në qeveri ishte LSDM, spasovski thotë se kjo nuk ndodhi pasi nuk u krijuan kushte. Ai thotë se LSDM si parti gjithmonë është e hapur për bashkëpunim në çështjet me interes të shtetit.
/SHENJA/