Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këngëtarin Gjesti me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, në kuadër të çështjes gjyqësore që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani.
Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja e Gjestit ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.
Përkundër dënimit ai doli nga seanca duke vallëzuar.


