Para 100 ditëve nisi një epokë e re! Një epokë ku askush më nuk e ndjen peshën e padrejtësisë, ku asnjë familje shqiptare nuk ndjehet se s’ka të ardhme. Bashkë, ne po ndërtojmë këtë të ardhme! Një të ardhme ku fuqia qëndron në duart e popullit.
Kjo u tha nga ana e kryetarit të ASH-së dhe ministër i shëndetësisë Arben Taravari me rastin e 100 ditëshit të parë të Qeverisë së re, pjesë e së cilës është koalicioni shqiptar “VLEN”.
Taravari nga SHBA-të, ku merr pjesë në Asamblenë e 79-të të OKB-së, përmes një video lidhjeje, theksoi se klikës 22 vjeçare të BDI-së më në fund i erdhi fundi dhe shprehet falënderues ndaj çdo bashkëudhëtari të ndryshimit.
“Të dashur të pranishëm, mikesha e miq – bashkëudhëtarë të ndryshimit, Edhe pse nuk jam fizikisht me ju për shkak të një vizite zyrtare në SHBA, e di se sot na ka bërë bashkë në Shkup një ndjenjë të thellë shprese, krenarie dhe triumfi. Jo për ne vetë, por për çdo shqiptar që për 22 vite jetoi nën hijen e një klike të korruptuar që zuri frymën e popullit tonë. 22 vite! Gati një çerek shekulli, ku secili prej nesh provoi padrejtësinë, ku drita e shpresës ndizej dhe shuhej përditë nga një makineri pushteti që nuk pyeste për nevojat e popullit. BDI-ja ishte një frikë mbi të cilën ndërtohej perandoria e politikanëve të korruptuar, ndërsa populli ndihej i dobët përballë arrogancës së tyre. Por e dini çfarë? Ne nuk u dorëzuam! Derisa ata ia kthyen shpinën popullit, ne u betuam se nuk do të lëmë asnjë fije shprese të vdesë. Dhe ja ku jemi sot! Me kokën lartë! Me zemrën plot! Sepse ju, ne, të gjithë bashkë, arritëm të çlirojmë shqiptarin nga një regjim që na mbajti peng për më shumë se dy dekada. Ia vlejti mundi për të hequr nga skena ata që me fytyrë të buzëqeshur, por me shpirt të errët, ia mohuan të ardhmen të rinjve tanë, që e përdorën pushtetin për t’u pasuruar, duke i lënë qytetarët në varfëri e dëshprim”, theksoi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Në fjalimin e tij, ai më tej tha se sot, shqiptarët janë të lirë! Jo thjesht të lirë nga një parti politike, por të lirë nga një sistem që e përbuzi dhe e përçmoi popullin tonë. “Dhe kjo liri, kjo fitore, është e juaja. Kjo është fitore e atyre që s’u ndalën kurrë së besuari tek ndryshimi”, theksoi më tej ai, për të shtuar: “E atyre që përballë çdo lufte, përballë çdo pengese, nuk pranuan të heshtin. Sepse heshtja është armiku më i madh i lirisë”.
“Para 100 ditëve nisi një epokë e re! Një epokë ku askush më nuk e ndjen peshën e padrejtësisë, ku asnjë familje shqiptare nuk e ndjen se nuk ka një të ardhme. Bashkë, ne po ndërtojmë këtë të ardhme! Një të ardhme ku fuqia qëndron në duart e popullit, e jo në xhepat e të korruptuarve. Në këtë periudhë 100 ditëshe, qeverisja e koalicionit VLEN dëshmoi se edhe në Maqedoninë e Veriut mund të qeveriset ndryshe, mund t’i shërbehet popullit pa skandale, me nder e dinjitet, e jo interesave personale e grupore”, deklaroi kreu i ASH-së, Taravari.
Data 08.10.2024
Aktuale
- Një grua e lind foshnjën në makinë gjatë protestës së opozitës në Shqipëri
- “Te pata motër të burrit, po u dështem si motra”, Shyhretja me fjalë prekëse pas vdekjes së kunatës
- Engjellusha Salihu në zi, humb personin e dashur të familjes
- ‘The Washington Post’ jehonë protestës së opozitës: Kërkohet qeveri teknike dhe lirimi i Berishës
- Thaçi: Unë dhe PDSH nuk do të jemi më pjesë e “Frontit Evropian”
- U plagosën gjatë protestës, Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë vizitojnë te Trauma efektivët e lënduar
- A kanë qenë në lidhje? Flasin Brikey dhe Gani Gërmia
- Abdixhiku: Nuk merrem me Kurtin, por me të ardhmën e vendit