Author: almakos

Mësohet se një aksident ka ndodhur sot në në aksin rrugor “Laç- Milot”, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, drejtuesi i njërit prej mjeteve ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë. Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Laç- Milot”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. P. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Grupi…

Lexo më Shumë

DPHM-ja njoftoi se nesër do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, por pasnesër, të dielën, nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të ftohtë nga veriu, do të shfaqet ndryshim i ndjeshëm. Do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut me paraqitje lokale të bubullimave dhe erë të fortë. Të hënën do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me periudha me diell, do të fryjë erë e fortë nga veriu, ndërsa temperatura ditore do të ulet ndjeshëm, për 8 deri në 10 gradë. Pastaj, në dy ditët e ardhshme, moti do të jetë me diell dhe…

Lexo më Shumë

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila një ditë më parë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me një vit burg të Ervin Salianjit. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, akuzohet për veprën penale “Kallëzimi i rremë”. Vendimi për t’u dënuar me 1 vit burg u mor nga trupi gjykues i përbërë nga relatore Elona Toro, anëtarët Genti Shala dhe Iliba Bezati. Salianji ka mundësi të ankimojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur që nga dita e sotme. Sakaq, blutë janë në pritje të vetëdorëzimit të deputetit demokrat, i cili…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar sot se vendi nuk duhet të humb shpresat rrugës drejt BE-së, edhe pas vendimit për ndarje të Maqedonisë dhe Shqipërisë.Ai tha se i vjen keq kjo që po ndodhë, dhe se duhet që sërish vendi të jetë viktimë e bilateralizimit dhe jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës.“Ne do të vazhdojmë të punojmë për problemet në shtëpi. Është mirë që ne kemi miq në BE, dhe ata miq duan të përhapin zërin tonë në BE, një nga ata miq është Viktor Orban, dhe ajo që po ndodh këtu në dy ditët…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban nga Ohri, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut që moti është dashur të jetë vend anëtar i BE-së.Ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, Orban e cilëson si gabim.Ai ka thënë se ka një propozim për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë dhe se këtë propozim ia ka përcjell kryeministrit Hristijan Mickoski.“Nevojitet marrëveshje me Bulgarinë dhe për këtë kam një propozim, atë propozim ia përcolla zotit kryeministër dhe i thash se ne jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë kryesimin me BE-në, që të ndërmjetësojmë rreth kësaj çështje. Nëse palët janë të…

Lexo më Shumë

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se administrata shtetërore është në bllokadë. Tahiri ka thënë se vendimet që i marrin personat zyrtarë që janë me pozitë ushtrues detyre mund të kontestohen nga institucionet juridike dhe të konsiderohen antiligjore, sipas Ligjit Për Zyrtarët Publik. “Kohëzgjatjen e funksionit e kufizon ligji, rrjedhimisht nuk ekziston mundësia që me akt nënligjor, siç është vendimi për zgjatje mandati, përtej atij që është shprehimisht i përcaktuar në ligj. Andaj, të gjitha vendimet që nënshkruhen nga Ushtruesit e Detyrës të cilët janë në funksion…

Lexo më Shumë

“Procesi i integrimit evropian bazohet në merita. Shqipëria ka arritur në pikën ku vendet anëtare janë të kënaqura me përparimin e vendit. Nëse Maqedonia e Veriut përmbush kushtet, ajo do të fillojë gjithashtu negociatat”, kështu deklaroi kreu i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.“Tirana po bëhet kryeqytet rajonal. Për mendimin tim, ai zë vendin e Beogradit. Çfarëdo që të themi për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai është sigurisht një njeri me vizion”, tha Gonzato. “Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Shqipëria nuk ka një plan B të Bashkimit Europian. Dëshira për integrim europian është shumëpartiake”, theksoi ambasadori.I pyetur…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u shpreh se sot është dita e tij e fundit në liri, por e ka shfrytëzuar për të mbledhur provat e nevojshme që do të dorëzohen në SPAK për kallëzimin ndaj Fatmir Xhafaj. “Pavarësisht se është dita e fundit e imja në liri kam mbledhur të gjitha provat për ti depozituar në SPAK”, tha Salianji. Sipas tij, fokusi i ditës së sotme duhet të jetë kapja e drejtësisë dhe dhënia fund e nënshtimit të institucioneve të pavarurara. Ndërsa i pyetur nese ka pasur kontakt me Lulzim Bashën, Ervin Salianji u përgjigj: “Ky është dënimi…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për media, ka reaguar dhe një herë ndaj vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit, duke u shprehur se është i dënuar politik. Ervin Salianji: Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama a e paralajmëroi vendimin në seancë. Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor? Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendim, çfarë e detyroi të shkelte standardin? Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësore? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti, çfarë…

Lexo më Shumë

BDI përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj situatë aktuale politike në vend, duke e cilësuar si ecuri të gabuar për faktin se tashmë edhe BE ndau rrugët me Maqedoninë e Veriut. Nga BDI thonë se vazhdimisht kanë paralajmëruar se kjo qeverisje do të ishte dështim që do të sillte pasoja të rënda për qytetarët. Reagimi i plotë: Sot, vendi ynë është përballë një momenti të dhimbshëm, që për çdo qytetar që ka ëndërruar për të ardhmen evropiane, zgjon ndjenja të thella zhgënjimi dhe hidhërimi. Për shkak të dështimit të kësaj qeverie për të përmbushur reformat kushtetuese, Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Pjesë nga dokumenti: Në Tiranë, sot më datë 27.09.2024, unë Elona Alvora, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi studiova vendimin Nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë me datë 26.09.2024 me vendimin nr 3473 çështja të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhënë për të dënuarin: Ervin Salianji, i biri i Bujar dhe Shegë, i dti 16.01.1988, lindur në Korçë, me arsim të lartë, me shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, rruga “Asim Vokshi”, i ndjekur në gjendje të lirë,…

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska kritikoi ashpër qeverinë aktuale për ngecje në rrugën drejtë BE-së. Sipas saj nuk mbajnë arsyetimet e VMRO-DPMNE-së se vendit po i bëhet padrejtësi, por se kësaj qeverie i mungon plani se si më tutje drejtë BE-së.“Qeveria e arriti qëllimin e saj, që është të distancojë Maqedoninë e Veriut nga BE-ja. Fakti që Shqipëria do të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian, derisa ne mbetemi në vend, ishte ajo që donte VMRO-DPMNE-ja. VMRO-DPMNE-ja dhe qeveria do të bëjnë gjithçka që sa më shpejt të largohen nga BE-ja, sepse kjo u shkon për shtat, dhe deklaratat e tyre…

Lexo më Shumë