Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar sot se vendi nuk duhet të humb shpresat rrugës drejt BE-së, edhe pas vendimit për ndarje të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Ai tha se i vjen keq kjo që po ndodhë, dhe se duhet që sërish vendi të jetë viktimë e bilateralizimit dhe jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për problemet në shtëpi. Është mirë që ne kemi miq në BE, dhe ata miq duan të përhapin zërin tonë në BE, një nga ata miq është Viktor Orban, dhe ajo që po ndodh këtu në dy ditët e fundit tregon një simbol të madh miqësie. I uroj gjithë të mirat qeverisë shqiptare, që të përfundojë shpejt negociatat dhe të bëhet anëtare e BE-së. Shpresoj që edhe ne të jemi pjesë e asaj familjeje dhe në atë tryezë. Më vjen keq që për shkak të këtij vendimi, vetëm dy parti u kënaqën me të, dhe këta janë, pa përjashtim, politikanët e fqinjit tonë lindor dhe opozita në vend”, tha Hristijan Mickoski.
Data 07.09.2026
Aktuale
- Tabaku: Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror. Rama përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë
- Ali Aliu: Beogradi një herë i provonte projektet e dhunës në Maqedoni, mandej i ushtronte në Kosovë
- Gjesti del duke vallëzuar prej Gjykatës, s’ia prish disponimin dënimi
- Kim Mehmeti: Si e duron ky popull këtë diktaturë? “Piktori” ia dorëzoi vendin “aleancës së qelbësirave”
- Fshati Kondova përballet me ndërprerje të ujit për të dytën ditë: Banorët kërkojnë reagim urgjent
- BE-ja dënon glorifikimin e kriminelit të luftës “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiq
- Opinion/ Edi Rama nuk ndërton kulla për njerëzit që jetojnë sot, por për një fiksim që ai ka për veten në histori
- Ramkaj i drejtohet Komisionit Evropian për propozimin e statusit sovran të Kryegjyshatës Bektashiane



