Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për media, ka reaguar dhe një herë ndaj vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit, duke u shprehur se është i dënuar politik.
Ervin Salianji: Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama a e paralajmëroi vendimin në seancë. Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor? Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendim, çfarë e detyroi të shkelte standardin? Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësore? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti, çfarë e shqetësoi nga ky vendim.