Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila një ditë më parë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me një vit burg të Ervin Salianjit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, akuzohet për veprën penale “Kallëzimi i rremë”.
Vendimi për t’u dënuar me 1 vit burg u mor nga trupi gjykues i përbërë nga relatore Elona Toro, anëtarët Genti Shala dhe Iliba Bezati.
Salianji ka mundësi të ankimojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur që nga dita e sotme.
Sakaq, blutë janë në pritje të vetëdorëzimit të deputetit demokrat, i cili në fakt humbet mandatin e tij për shkak të vendimit të marrë nga apeli.
Pjesë nga dokumenti:
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me vendimin penale Nr. 2059 (30-2024-6822), datë 26.09.2024
VENDOSI:
1.Mospranimin e ankimit të ushtruar nga i pandehuri Fredi Alizoti, ndaj vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2.Lënien në fuqi të vendimit Nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kundër vendimin lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, sot me datë 26.09.2024